Ballina Kulinari Receta e ditës/ Qofte me oriz

Receta e ditës/ Qofte me oriz

Përbërësit:

200 gr oriz

vaj ulliri

2 vezë

bukë të grirë

kripë, piper

mocarelë në kubik

proshutë në kubik

 

Përgatitja:

Ziejmë orizin njësoj si makaronat, e kullojmë dhe i shtojmë një vezë të rrahur, vajin e ullirit dhe erëzat. Formojmë me të toptha, njësoj si qoftet e tjera dhe mundohemi që në mes të vendosim një kubik mocarel dhe një proshut. I mbyllim mirë, i kalojmë në vezë e në bukën e grirë dhe i skuqim.