Përbërësit për 3-4 persona:

250 gr kuskus

150 gr spinaq të vogël

150 gr qershi të pastruara nga bërthama

pak djathë të bardhë

kripë, piper

vaj ulliri

 

Përgatitja:

Pastroni dhe thani spinaqin dhe lëreni mënjanë. Qershitë pritini përgjysmë ose në katër pjesë. Bëni gati kuskusin sipas udhëzimeve të kutisë. Pra, kaurdiseni sasinë e kuskusit në pak vaj ulliri dhe po të njëjtën sasi uji, ziejeni dhe hidhjani kuskusit duke e përzier, jo në zjarr.

Në një tas të madh qelqi, bashkoni të gjithë përbërësit dhe përziejini mirë. Të gjithë përgatitjen mund ta lini në frigorifer për ta konsumuar në vakte të ndryshme deri të nesërmen ose ta hani menjëherë.