“Kosova e kërcënuar nga gjarpri i shtëpisë”, është libri më i ri i publicistit dhediplomatit, dr. Islam Lauka. Ky libër ka të bëjë me zhvillimet e kohëve të funditpër dhe rreth Kosovës. Më saktësisht, përmes këtij libri autori edhe më tej përforcon qëndrimin e tij, në mbrojtje të shtetësisë dhe ruajtjes së territorit të Kosovës. Këtij libri i kanë paraprirë disa shkrime të diplomatit Lauka, të botuara në vitet 2007-2010, të cilat kryesisht lidheshin me veriun e Kosovës.

“Gjarpri është i rrezikshëm”, kishte paralajmëruar shumë kohë më parë ish Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Ibrahim Rugova. Këtë paralajmërim  të presidentit Rugova, me librin që po e promovojmë sot, veç sa e përforcon ish ambasadori i Republikës së Shqipërisë, në Republikën e Kosovës, dr. Islam Lauka. Përderisa të tjerët heshtin karshi kërcënimittë shtetësisë së Kosovës nga gjarpri,nofkë me të cilën identifikohet presidenti i tashëm i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi,dhe për pasojat  e marrëveshjes se dëmshme Thaçi-Vuçiç, Lauka, si njohës i mirë i zhvillimeve gjeopolitike dhe gjeostrategjike,me këtë libër tregon nuk mund të heshtë përballë të këqijave që mund ti ndodhin Kosovës.

Këtë paralajmërim të rrezikimit të Kosovës nga gjarpri, Lauka e ka bërë publik përmes libritmë të ri,të emërtuar “Kosova e kërcënuar nga gjarpri i shtëpisë“, por edhe përmes shumë intervistave dhe publikimeve nëpër mediume të ndryshme.

Islam Lauka, si një intelektual dhe atdhetar i guximshëm, e kishte për zemër Kosovën, që nga fëmijëria etij. I lindur në Bytyq të Tropojës, tash me shtetësi të dyfishtë (të Shqipërisë dhe të Kosovës), njëherit edhe qytetar nderi i Deçanit, asnjëherë nuk ka pushuar së ngrituri zërin për shtetësinë e Kosovës.

Lauka, në librin e tij prej dhjetë kapitujsh dhe një shtojce me tri shkrime, kërcënimin më të madh ndaj Kosovës, në planin e jashtëm, e sheh tek Rusia. Ndërsa, në planin e brendshëm, tek gjarpri i shtëpisë. Si një diplomat i rryer, dr. Islam Lauka, paralajmëron se “korrigjimi i lehtë, do të thotë shkëmbim territoresh, veprim që do t`i jepte Serbisë, pjesën veriore të Kosovës”.

Bota akademike dhe intelektuale në Kosovë po heshtë, pa thënë asnjë fjalë për lojërat e gjarprit. Lauka, e ngre fuqishëm zërin e tijkundër të keqes që mund t`i ndodhë  Kosovës. Duke shfrytëzuar burime të pasura në anglisht, frëngjisht dhe rusisht, në vazhdimësi është vënë në mbrojtje të pavarësisë dhe tërësisë territoriale të Kosovës. Këtë qëndrim të tij e kishte bërë publik, edhe në Rusi, gjatë kohës sa ishte ambasador.

Në librin , “Kosova e kërcënuar nga gjarpri i shtëpisë”, dr. Islam Lauka, po demaskon qëllimet e errëta të gjarprit, i cili bën përpjekje të pareshtura për të “gjetur” kompromise me kundërshtarin tonë. Sipas tij, gjarpri po mundohet me mashtrua opinionin se, “nëse Lugina e Preshevës do t`i bashkohet Kosovës, Serbia do ta njohë atë si shtet i pavarur dhe sovran,pa marr asgjë në këmbim”. Pos kësaj,ka kritikuar edhe lidhjen e gjarprit me Rusinë, duke qenë në kundërshtim me qëndrimet e aleatëve tanë strategjik, por edhe me orientimin properëndimor të shqiptarëve në përgjithësi, dhe të Kosovës në veçanti.

Rreth përmbajtjes së librit kanë folur dhe duhet të flasin më kompetentë si, recensentë, akademikë, analistë politikë, kritik letrar, etj. Mirëpo, këtë libër të “heqjes së maskës dhe lëkurës së gjarprit”, duhet ta lexojë çdo qytetar i Kosovës.

Libri, “Kosova e kërcënuar nga gjarpri i shtëpisë”,është ndërtuar mbi bazën e analizës politike kritike. Në thelb përben një polemikë të hapur të studiuesit, dr. Islam Lauka, me mbështetësit e tezës së shkëmbimit të territoreve, në radhë të parë me presidentin e vendit, Hashim Thaçi.

Përfundimi i argumentuar i autorit është se teza e “korrigjimit” të kufijve,politikisht është e gabuar,ndërsa praktikishtpërben kërcënim serioz për interesat tona kombëtare dhe shtetërore.

Në fund, dr. Islam Laukën, e përgëzojmë për guximin atdhetar dhe intelektual, duke i dëshiruar jetë të gjatë e të shëndetshme,  me besimin se nuk do të ndalojënga angazhimi i tij në forcim të shtetësisë së Kosovës dhe integrimin e saj në institucionet më të larta ndërkombëtare!