Shumica prej nesh ngrimë gjërat ushqimore, dhe më së shpeshti mishin që ne blejmë në aksione.
Përveç mishit, ne gjithashtu ngrimë ëmbëlsira, supë, bukë, fruta dhe perime për disa muaj … Por mishi dhe ushqimet e tjera kanë një afat të caktuar, kështu që ato do të ruhen për një kohë të caktuar.
Ekspertët thonë se temperatura më e mirë e ngrirjes është -18 gradë, dhe ushqimi duhet të jetë i mbushur me sa më pak ajër në qese. Vendosni etiketën dhe shkruani datën e ngrirjes. Koha kur ushqimi mund të qëndrojë në frigorifer, pa u bërë kërcënim për shëndetin ose humbje të cilësisë, varet nga lloji i ushqimit.
Nëse ushqimi është i freskët i ngrirë, pas shkrirjes, ai me siguri do të jetë më i mirë se ai që ishte i freskët, por në fund të afatit të ruajtjes. Gjithashtu, procesi i ngrirjes nuk shkatërron vlerën ushqyese të ushqimit, transmeton KosovaPress.
Këto janë disa nga ushqimet që mund të qëndrojnë të ngrira për një afat të caktuar në frigorifer:
Mishi me eshtra – 4 deri 6 muaj
Mishi pa asht – deri 12 muaj
Pula – 12 muaji
Pjesë të pulës – 9 muaj
Mishi i pjekur ose i zier – prej 2 deri 3 muaj
Pula e fërguar – 4 muaj
Pitja e pjekur me pemë – 6 deri 8 muaj
Ëmbëlsira nga djathi – 2 muaj
Buka vendore – 1-2 muaj
Buka industriale – deri 6 muaj
Buteri – 12 muaj
Qumështi – 3 – 6 muaj
Djathi i freskët – 1 muaj
Djathi i fortë – 6 muaj
Akullorja – 2 muaj
Jogurti – 1-2 muaj
Peshku i bardhë – 6 muaj
Peshku i kaltër – 2-3 muaj
Peshku i tymosur – 2 muaj
Peshku i gatuar – 4 deri 6 muaj
Pica – 1-2 muaj
Perimet –8-12 muaj
Frutat e arrave – 3 muaj