Shqipëria është vendi i 4-t më i varfër në Europë, sipas një klasifikimi të ri të revistës “Global Finance”.
Klasifikimi merr si kriter bazë Prodhimin e Brendshëm Bruto për frymë, të shprehur në Paritetin e Fuqisë Blerëse. Pra, prodhimi kombëtar konvertohet në standardin e secilit vend, se çmund të bësh me aq para në secilin prej 191 vendeve të botës. Me PBB në 14.102 dollarë për frymë në Paritetin e Fuqisë Blerëse, Shqipëria renditet e 96-ta në botë. Krahasuar me rajonin, vetëm Kosova është më keq se ne, e renditur e treta në Europë. Mali i Zi me $19908, Serbia me $18567, Maqedonia e Veriut me $16455, Bosnje Hercegovina me $14164, si dhe Kosova me $12154 mbyllin klasifikimin e rajonit sipas pasurisë. Dy vendet e vetme më të varfra se Shqipëria dhe Kosova në Europë duket të jenë Ukraina dhe Moldavia, thotë “Global Finance” në klasifikimin e vendeve më të pasura të botës. Në krye të klasifikimit global qëndron Katari me 134 mijë dollarë PBB për frymë të shprehur në PPP. Në fund të klasifikimit global ndërkohë qëndron Burundi me vetëm $727 PBB për frymë./Scan