Një nga lajmet më të mira të këtij viti: një studim e ka konfirmuar se konsumimi i çajit faktikisht mund t’jua shtojë jetëgjatësinë.
Hulumtuesit australianë kanë analizuar mënyrën e të ushqyerit të mbi 1,000 femrave të vjetra, të cilat kanë qenë në vitet e tyre të 70-ta dhe 80- ta.
Përmes këtij studimi është vërtetuar se ato të cilët kanë konsumuar çaj çdo ditë kanë qenë 40% më të prira të jetojnë më gjatë.
Studiuesit kanë analizuar ndikimin që konsumimi i flavanoideve e kishte pasur në rrezikun e vdekjes te femrat nga cilido shkaktar përgjatë pesë viteve të ardhshme – flavanoidet janë përbërës të cilët gjenden në ushqime të ndryshme, duke përfshirë çajin, kafen dhe çokollatën.
Autorët e studimit thonë se normalisht që nuk keni nevojë të pritni deri në moshë të shtyrë për t’i shijuar përfitimet e çajit, pasi që konsumimi i çajit ua ulë rreziqet e sëmundjeve të zemrës edhe të rriturve.
Çaji gjithashtu përmban sasi modeste të kafeinës dhe rrjedhimisht e rritë përqendrimin.