Resorti më i shtrenjtë në botë quhet Banwa Private Island, dhe siç mund ta përfytyroni, është mahnitës por ka një çmim prej 100,000 dollarë për një natë.
Është quajtur Banwa Private Island, dhe ndërkohë që çmimi që ky resort ka për vetëm një natë qëndrim është mjaft i lartë, ai u siguron mysyfirëve disponibilitet të të gjithë ishullit.
Mbërthyer në arkipelagun e Palawan në Filipine, i cili konsiderohet si “kufiri i fundit ekologjik”, resorti është rreth 15 hektarë parajsë në tokë. Sipas një sajti turistik, ky resort është ‘një botë private ku koha ndalon’ dhe ku temperaturat rrallë herë ulen nën 30 °C, gjë e cila favorizon tërheqjen e vizitorëve gjatë gjithë vitin.
Akomodimi është një luks i vërtetë që përfshin çdo detaj dhe pjesë të resortit. Resorti ka gjashtë vila ku secila është e pajisur me një pishinë private të pafundme. Ka edhe një restorant që shërben ushqim të freskët në vend ose të freskët të kapur nga deti Sulu, dhe një Spa, ku mysafirët mund të gëzojnë një numër të pakufizuar të trajtimeve pa asnjë kosto shtesë.
Ju largoheni nga një bankinë dhe përpiqeni të goditni një gjelbër lundrues të synuar me topa të bëra me ushqim peshk. Ka kafshë të egra interesante për të vëzhguar gjithashtu, përfshirë breshkat e detit Hawksbill dhe zogjtë tabon. Ndoshta mënyra më e shpejtë për të arritur në ishull është nga një hidroavion ose helikopter nga Manila.
Udhëtimi kushton 990 dollarë për një avion me nëntë pasagjerë dhe 11,580 dollarë për një udhëtim me helikopter prej pesë pasagjerësh. Pra, siç mund ta përfytyroni, kjo është një përvojë ishullit privat e hapur vetëm për njerëzit shumë të pasur.