Ballina Kulturë Media franceze “20 minutes”: Shqipëria një parajsë për të apasionuarit e arkeologjisë

Media franceze “20 minutes”: Shqipëria një parajsë për të apasionuarit e arkeologjisë

“Si një mozaik historik, Shqipëria është një parajsë për të apasionuarit e arkeologjisë”, shkruan media franceze ’20 minutes’.
‘Vizita e Butrintit, vendosur pranë qytetit të Sarandës, të kthen pas në kohë. Ky port i vogël që bashkohet më ishullin grek të Korfuzit ofron pamjen e një tempulli, një amfiteatri të çuditshëm të vendosur në anën e kodrës më një fushëpamje madhështore’, vazhdon artikulli.

Sipas këtij publikimi, Shqipëria përveç bregdetit të saj jugor dhe mrekullive të lashta, është dy të tretat e mbuluar vetëm me pyje, livadhe dhe relieve malore. Natyra ende po ‘shijon’ të drejtat e saja të plota, në lidhje me larmishmërinë e kafshëve të egra që bashkëjetojnë në harmoni me rezervat e saja natyrore.

Veç përshkrimeve të natyrës, reklamë u bëhet dhe qyteteve kryesore të vendit duke kaluar në fund në Tiranë dhe në vendet më interesante që janë për t’u vizituar.

Ushqimet tradicionale, gatimet kryesore vendase, ëmbëlsirat dhe pijet nuk lihen pa përmendur në mënyrë shumë të detajuar.

Artikulli mbyllet në fund me detaje praktike që kanë të bëjnë me transportin për në Shqipëri, natyrën e ushqimit që turistët do të gjejnë, probleme që mund të hasin si dhe me kostot e vendit në përgjithësi.

Artikulli origjinal:
 https://www.20minutes.fr/voyage/2509311-20190502-l-albanie-un-paradis-pour-les-archeologues-dans-l-ame?fbclid=IwAR2AOfc98DF9Mg6XOJB6OjlRXDq1Pl88BrXTtEbe5JrjupsVysZUvwnjpoY