Dëshmori i Atdheut, Azem Ali Mëshi, polic i rënë në krye të detyrës para pesëmbëdhjetë vitesh, kur erdhi në klasë të parë dallohej nga të gjithë nxënësit e tjerë.

Si mësuese e tij isha e kënaqur, pasi ai çdo ditë e bënte nga një orë rrugë për të ardhur në shkollë dhe e zbatonte me përpikmëri orarin, nuk kishte as një rast që të vinte pa detyrat eshtëpisë, i pa përgatitur në mësime.

Azemi, me prirjet e tij dhe sjelljen shembullore i ndihmonte shokët dhe shoqet e klasës. Gjithmonë e mbaj mend për mirë se gjatë viteve të shkollës tetëvjeçare në Kosturr të Hasit në çdo aktivitet që organizonte shkolla ishte i pari.

Azemi gjithnngulmonte për dije të reja.

Më kujtohet se kur po mbaronte klasën e 8-të i pyeta të gjithë nxënësit e klasës së tij se çfarë profesioni iu pëlqente më shumë. Ata m’u përgjigjen: mësues, mekanik, etj., ndërsa Azemi më tha: Mësuese, mua më pëlqen shumë të bëhem polic me kapele që të mbroj atdheun sikur ka qënë baba partizan për çlirimin e vendit”. Nxënësit e tjerë u habitën se si Azemi donte të trashëgonte babën për trimëri.

Më kujtohet kur organizonim mbledhjet me prindër. I vetmi ishte Azemi si e merrte babën e vet që të informohej për përparimin e frekuentimin e tij në shkollë. Ai ishte një fëmijë shembullor dhe kishte një prind shembullor. Azemi jo vetëm që gëzonte respekt në shkollë, po edhe në fshat. I përshëndeste të gjithë në fshat. Dashuria e tij për familjen ishte e madhe.

Më kujtohen fjalët e Zeqir Bajramit, të Rrustemit, të Elezit, të Sadrisë, të Ismajlit, pra të tërë fisit të Ahmettafajve, të cilët thoshin se nga të gjithë djemtë e fshatit tonë, Azem Mëshi është një fëmijë që gëzon trashëgimininë e fisit tonë për ndjenjat trimërore.

Shpesh herë më vijnë në mendje bisedat me burrin tim e me kunetërit e mi, si i përmenda më parë, të cilët tregojnë se në çdo rast që diskutohej, Ali Ukshin Mëshi, thoshte: “Ia vendosa këtë emër Azemit, me dëshirën për t’u bërë trim si Azem Galica”.

Baba i Azemit, Ali Ukshin Mëshi, i lindur më 1928 në fshatin Kosturr të Hasit, në një familje e varfër, por me zemër të hekurt për vendlindjen e tij dhe Atdheun. Ai, në moshën 15 vjeçare u përfshi në Lëvizjen Nacionalçlirimtare, ku u rreshtua si partizan i Çetës së Hasit me Ismail e Man Pogën. Ishte partizan i ri në moshë, ndër ma të rinjtë në formacionet luftarake të Shqipërisë. Më vonë u inkuadrua në Brigadën XXV-Sulmuese. Luftoj deri në çlirimin e vendit.

Në vitin 1948 Ali Ukshin Meshi u arrestua dhe u dënua për dyshime politike nga rregjimi komunist me 6 vjet burg politik, me 3 vjet heqje të triskëtimit e zgjedhjes, me sekuestrim të pasurisë. Këto masa dënimesh ishin pa asnjë bazë.

Ky kreshnik, Ali Ukshin Mëshi, u martua me Xhemile Sokolin, malësore nga komuna e Bytyçit të Malësisë sëGjakovës.

Familja e tij nisi me u shtue ndër vite. I fali Zoti nëntë fëmijë, shtatë djemë e dy vajza. I rriti me mundim të madh.

Fëmija i parë ishte Zenuni si një shqipe mali, Ahmeti e Azemi iu rritën si dy pëllumba, Agroni e Skënderi ia kalonin si dy shokë, Sabahi e Guximi si më të mirët.

Fëmijët e tij nisën me u shkollue, secili prej tyre me ushtrue profesionin e vet.

Ky Azemi la shumë kujtime të mira që në fëmijërinë e tij kishte etje e dashuri për dije e shoqëri, për mësuesit e tij.

Patriotizmi e trimëria e fisit të Ahmettafajve u vërtetua me Azem Ali Mëshin, i cili ra në krye të detyrës: “Për ruajtjen e Rendit e të Sigurisë Publike”, më 3 Qershor 1999,në Tiranë.

Gjithashtu, i kujtojmë edhe dy vëllezërit, Kujtimin dhe Afrimin e Qazim Meshit, cilët u vranë në muajin Maj 1999 në Luftën e Kosovës, në krye të detyrës.

Ky fis i Azem Ali Meshit, gjithmonë u shumoftë e përparoftë dhe kujtimet e vepra e tyre të kujtohen ndër shekuj!

I pa harruar qoftë kujtimi i tyre!

Bute MËSHI

Mësuese në Kosturr të Hasit

Kosturr, Has, 15 maj 2014