Kur vjen puna tek fëmijët, duhet një kujdes i madh, duke nisur që tek ushqimet e deri tek gjendja shëndetësore, ku prindërit duhet të mësojnë se si të dallojnë kur fëmija ka temperaturë të lartë ose ndonjë problem tjetër. Por sot duhet të fokusohemi më shumë tek ushqimi. Nëse je nga ata prindër të shumtë që i jep fëmijës darkën në orën 5 të pasdites, duhet të heqësh dorë dhe jo ngaqë është shumë herët për të ngrënë darkë.  Alex Parker specialist dhe dietolog i njohur në Angli po paralajmëron prindërit duke u shpjeguar se përse nuk duhet të bëjnë një gjë të tillë.

Pra çfarë ndodh kur ti i jep fëmijës darkën orën 5 të pasdites?

Sipas Aleks Parker: Kur fëmijëve u jep darkën në këtë orë do të thotë se ata nuk ulen me prindërit në një tavolinë, sepse prindërit në shumicën e rasteve nuk e konsumojnë darkën në këtë orë, por përgjithësisht rreth orës 7 e gjysmë ose 8.

Specialisti e ka fjalën për socializimin e fëmijës në shoqëri dhe sipas tij mënyra se si e konsumon vaktin dhe me kë ka shumë rëndësi.

“Prindërit duhet të ulen gjithmonë në tavolinë me fëmijën e tyre, për ti bërë ata më shumë socialë më të komunikueshëm dhe më gati për tu përballur me shoqërinë jashtë. Nëse ai konsumon vaktin në këtë orar do të thotë se do duhet të ushqehet vetëm dhe vetmia në këtë rast ndikon në formimin e personalitetit të tij dhe në sjelljen e tij në shoqëri”.

Për më tepër sipas studiuesve, fëmijët të cilët shkëmbejnë biseda në tavolinë gjatë vaktit, ose thjesht dëgjojnë e zgjerojnë më shumë fjalorin e tyre me fjalë të reja. Sipas studiuesve, një vakt ushqimor me pjesëtarët e familjes në tavolinë, shërben për të trajtuar edhe çështje të rëndësishme. Gjithashtu fëmijët mësojnë më shumë rreth zakoneve të të ushqyerit. Si për shembull: Të dëgjosh tjetrin, të mos flasësh kur në gojë ke ushqim, por vetëm pasi të ulësh lugën apo pirunin dhe të kthesh vëmendjen tek personi me të cilin bisedon.

Mrekulli do të ishte sikur të tre vaktet e fëmijëve të shoqërohen me praninë e prindërve dhe anëtarëve të tjerë të familjes./ The Mirror/