Të qarët është një reagim natyror i trupit ndaj emocioneve që mund të jenë shteruese nga aspekti fizik dhe psikik.
Kur një e qarë e fortë shkakton dhimbje koke, ka hapa që një person mund të marrë për të ndihmuar në lehtësimin e dhimbjeve fizike, edhe nëse dhimbja emocionale mbetet.
Për disa njerëz, një kokëdhimbje vjen si përgjigje ndaj të qarët emocionalë. Shkencëtarët janë ende duke u përpjekur për të kuptuar lidhjen e saktë në mes të qarës dhe dhimbjes së kokës.
Të qarat dhe llojet e dhimbjes së kokës mund të shkaktohen si rezultat i reagimit të organizmit ndaj pikëllimit.
Pikëllimi shkakton stres, i cili ndikon në lirimin e hormoneve të tilla si kortizol. Këto hormone stimulojnë neurotransmetuesit në tru që shkaktojnë reaksione fizike si e qara, dhimbja e kokës dhe rrjedhja e hundës.
Ndërsa këto simptoma të buta fizike ndërtohen, një person mund të fillojë të ndjejë fillimin e dhimbjes së kokës.