Ballina Muzikë Ja kush janë artistët shqiptarë në jurinë e “Eurovision 2019”

Ja kush janë artistët shqiptarë në jurinë e “Eurovision 2019”

Fituesi i Eurovision vendoset 50% nga votat e publikut dhe 50% nga një grup profesionistësh të industrisë së muzikës. Sot, faqja zyrtare e festivalit të muzikës publikoi listën me gjithë anëtarët e jurive të të gjithë shteteve pjesëmarrëse. Ja cilët janë pesë anëtarët e jurisë shqiptare.

Gent Rushi, muzikant dhe pedagog, i njohur sidomos për drejtimin artistik të Festivalit Ballkanik të Xhazit.

Eranda Libohova, këngëtare me karrierë shumëvjeçare në muzikë.

Dilan Reka, këngëtar, ish-pjesëmarrës në “X Factor” në Shqipëri.

Julka Gramo, këngëtare dhe moderatore. Aktualisht shërben si drejtoreshë e përgjithshme e NRG Radio.

Anxhela Peristeri, këngëtare dhe autore këngësh. Së fundi, Peristeri realizoi një koncert recital të titulluar “Reflektim.”

Jonida Maliqi, e cila përfaqëson Shqipërinë me këngën “Ktheju tokës,” do të performojë e 14-a në Tel Aviv natën e dytë të festivalit, më 16 maj.