Ballina Bota Naruhito shpallet perandor i ri i Japonisë

Naruhito shpallet perandor i ri i Japonisë

Trashëgimtari i fronit, Naruhito, ka zëvendësuar babain e tij, Akihiton, duke u shpallur perandor i Japonisë.

Naruhito, 59-vjeçar, është perandori i 126-të në fron, në një nga monarkitë më të vjetra në botë.

Akihito, 85-vjeçar, ka vizituar tempullin e Kashikodokoros më 30 prill, i cili njëherësh ka qenë hapi i parë në kuadër të një vargu ritualesh që i është dashur të përfundojë para se të shpallet udhëheqës i ri.

Akihitos i është dhënë titulli “perandor nderi”, mirëpo nuk do të ketë përgjegjësi zyrtare.

Naruhito pritet që t’i adresohet shtetit për herë të parë si perandor.

Akihito ishte shpallur perandor më 1989, derisa bazuar në një sondazh është gjetur se rreth 80 për qind e publikut mbështet familjen perandorake, njëherësh mbështetjen më të lartë të regjistruar ndonjëherë.

Akihito pati njoftuar se do të largohet nga froni më 2016, duke përmendur shqetësimet se gjendja shëndetësore nuk do t’i mundësojë kryerjen e detyrave që ka kjo pozitë.