Per besë po. Ja që edhe ditet, javet, muajt…, paskan biografine e vet. Fala “biografi” pak na i çon nervat por nuk e kemi fjalen per ndonje biografi politike se atë ua kemi dorzuar kryekeput partive edhe më zi e më keq se asaj të “Politikes në plan te parë”.
Afron fund-prilli, muaj i pranveres aq te shume-pritur dhe i Pashkeve e Shengjergjave festiv. Perpara se te trakasim ne Maj e bejme nje fare bilanci, nje fare llogaria, nje fare hesapi qe vet vetiu me solli ne titullin e ketij fotoreportazhi, pra bejme njefare biografie. Qe’ pra edhe biografia e ketij prillit tim bergdetas 2019.
Koha dixhitale na e ka lehtesuar punen me ane te kushteve te krijuara. Edhe në kursim te kohes se lexuesve tanë të nderuar por edhe në mbeshtetje të asaj fjales që e perdorim shpesh se “Nje foto sa 1000 fjalë“, them se po bejme mire qe shpesh po i kushtohemi e po i besojme më shume fotografisë. Keshtu pra, edhe une sot. Edhe unë sot, më shumë “biografi në fotografi”.
-Faleminderit o Tahir Bezhani!
Po ia lë numrin 1 (një) shkrimtarit te mirenjohur dhe mikut te ZemraShqiptare zotit Tahir Bezhani. Jo veç per librin e tij më të ri TERRINE MALLENGJIMI, por edhe me shume per rolin qe ky krijues e Njeri i Mirë po luan në thellimin e bashkpunimit (jo veç letrar) Gjakove, Pejë, Tropojë, Lezhë, Tiranë etj. Na u ka ba, në kuptimin më të mirë të kesaj fjale Njeri i Shtepisë. “Hajde se na ka thirrë Tahiri ne Gjakovë. Mblidhuni se do te vije Tahiri ne Tiranë, ne Tropoje etj etj’. Eshte bere promotor per shume krijues te gjinive e trevave te ndryshme te truallit arberor. Meriton pergezime. Nuk po hyj te vlerat e librit per te cilat kane folur me se miri Sejdi Berisha e Qazim Shehu edhe në ZSh. Edhe une qe jam tiranas qe nga viti 1970, ne kete promovim takova kaq shume miq e dashamire sa thash jo vetem njehere : –Faleminderit o Tahir Bezhani!
Vezët e Pashkëve dhe…, “E kuqja do të fitojë…”
Festa e Pashkeve. E shenjtë me shekuj. Tani njerzit tane festojne lirshem e mua me kujtohen ato kohë kur thuhej me alarm “dolen perseri vezet e kuqe”! Dhe shikoheshin si tmerr… Ndaj po e vë kete nentitull “E kuqja do te fitojë…”. Dhe fitoi vertetë.
Isha i ftuar ne disa familje ketu ne Shengjin e Lezhe,. Me kish ftuar Pashk Gjini ne Balldre, Luk Rroku ne Lezhe e Arben Kapllaj ne Ishull, Gjokajt ketu ne lagjen e pishave mbi ish-Flloten… I falenderoj te gjithe por ashtu më erdhen punet e nuk shkova ndokund per Pashke, por Vezet e Kuqe te Pashjkeve erdhen ketu tek unë.
Shume faleminderit familja e nderuar Kapllaj dhe sidomios dr Domenikes per dekoracionet.
“Hajde t’kendojmë si ka kendue Baca…”.
Autorin e ketij libri të ri “AH…, SHQIPNI MOS THUEJ MBAROVA”, Bajram Gashi e kam patur shok mature ne Pedagogjiken “Shejnaze Juka” Shkoder. Para 3-4 ditesh ma solli librin e tij ne Lezhë. Ishte i shoqruar me publistin e mirenjohur durrsak Kadri Tarelli. Me Kadriun takohesha per here te pare por si te njohur e miq piktrisht nga revista jone e nderuar ZemraShqiptare. Biseda jone ne turizmin e Lezhes at dite iu kushtua me shume legjendes kosovare Dervish Shaqa e Demush Neziri, te dy keta kollos te kenges miq te mi prej dekadash ne Tirane e Tropojë.
Kadriu thote se nuk mund te ndahemi pa nje foto treshe:
Bajram H. Gashi, Zeqir Lushaj e Kadri Tarelli, (Lezhë, Prill 2019)
Flija e grytë tropojane…..
Profesori i nderuar i matematikes Harajdin Ymaj kish qene edhe here te tjera ne shtepine time por ne kete Prill ka zgjedehur te vije me nusen e tij Shpresen. Tani qe kane vite si tiranas i merr malli per gatime në oxhak e gjera karakteristike të vendlindjes. Ndaj Shpresa “shet mend profesorit” se une nuk kam harrue te gatuaj flijen….
Pa mysafir biografia e çdo muaji po-qe-po, por edhe e çdo jave eshte e menget. Mire se i bjen zoti kane thane te patret se jane edhe me bereqet.
Mbesa NOEMI….
Biografia ime e ketij prilli u bë disi me e gezueshme nga mbesa ime e dashur Noemi Lushaj. Si studente ekselente e Zyrihut, ishte e perzgjedhur per praktiken mesimore dyjavore ne OKB, NY. Atje do e mbylli kete muaj prill. Urimet me te mira goca e gjyshit, Noemi.
Viçat dhe qingjat e Majlindes se Margjoneve
Megjithese une e Sabrieja kemi jetuar 30 vjet ne Tirane e rreth 20 ne Amerike ndjehemi te lidhur me fshatin e blegtorinë. Çdo jave eshte te pakten nje vizite ne stallat e fshatareve ne mal -Shengjin. Te dhite e Xhovalinit, lopet e Tazes, kecat, qingjat e viçat e Majlines e Markut, te Stallat e Tanit e deri te Pllumbi i Gjeto Ujkes.
Shengjin, Prill 2019
Keto kohe shume njerez i ka lshue Zoti me bere veç verejtje por une shoh qe ne Shengjin punohet dhe qyteti e gjithe zona turistike rritet e zbukurohet per-ditë.
Si lulet e Prillit…
Të shkruash “biografinë” e Prillit as se si nuk ban po i a thene atij percaktimin popullor mijera-vjeçar “si lulet e Prillit“. E lulet jane simbol i gjithe te mirave. Dhe une ne kete mbyllje reportazhi po i pershendes gjithe ata qe kane miresine ta kendojne kete shkrim, me kete buqete lulesh afer shesh-pushimit ne oborrin e shtepisë time.
I bukur Prilli por lutemi qe edhe me i bukur te na vije Maji…
-Marrë nga ZemraShqiptare, fund-prilli 2019-