Ballina Ravijëzime Sondazhi i Gallup-it: Bota është e zemëruar dhe e stresuar. Po vendi...

Sondazhi i Gallup-it: Bota është e zemëruar dhe e stresuar. Po vendi më negativ apo pozitiv cili është? Po popullsia më e stresuar ku ndodhet?

Njerëzit në gjithë botën po bëhen më të zemëruar, më të stresuar dhe më të brengosur, tregon një sondazh i ri.

Nga rreth 150,000 njerëz të intervistuar nga kompania Gallup në më shumë se 140 vende, një e treta kanë thënë se vuajnë nga stresi, ndërsa së paku një në pesë vetë ka thënë se ka përjetuar trishtim ose zemërim.

Gallup i ka pyetur njerëzit për përvojat pozitive dhe negative.

Vendi më negativ ka dalë Çadi dhe ai ndiqet nga Nigeri dhe Siera Leone.

Sipas sondazhit, vendi më pozitiv është Paraguaji; pas tij: Panamaja dhe Guatemala.

Greqia, ndërkaq, ka popullsinë më të stresuar në botë.

Hulumtuesit janë përqendruar në përvojat e të anketuarve një ditë para zhvillimit të sondazhit.