Zëvendëskryeministri i Italisë dhe ministri i Brendshëm Matteo Salvini hodhi poshtë pohimet për rënien e qeverisë dhe zgjedhje të jashtëzakonshme, dhe tha se dëshiron që qeveria të kryejë mandatin e plotë.
Investitorët kanë frikë se konfliktet mes dy partive në pushtet, Ligën e krahut të djathtë të Salvinit dhe Lëvizjen Pesë Yje mund të rezultojnë në rënien e qeverisë, transmeton Reuters.
Thuhet se dy partitë kryesore në koalicionin qeverisës u përleshën javën e kaluar pas hapjes së një hetimi mbi këshilltarin ekonomik të Salvinit, Armand Siri.
Agjencia thotë se ka pasur një mosmarrëveshje midis Salvini dhe zëvendëskryeministrit Luigi Di May nga Lëvizja Pesë Yje për politikën e migracionit dhe hekurudhat në Alpet.