Elon Musk është shprehur se kompania e tij Tesla do të ketë brenda vitit të ardhshëm taksitë e para robotike. 

Drejtuesi i kompanisë tregoi një aplikacion për ndarjen e udhëtimit Tesla, në Ditën e Autonomisë së kompanisë me investitorë në selinë e Palo Alto, Kaliforni. Jo shumë kohë pasi taksitë robotike të Tesla të jenë funksionale, Musk parashikon gjithashtu se firma do të eliminojë timonin dhe pedalet nga automjetet e tij deri në vitin 2021.

Megjithatë, ai paralajmëroi se makinat nuk do të jenë ‘në të gjitha juridiksionet, sepse nuk do të kemi aprovim rregullator kudo, por jam i bindur se do të kemi të paktën miratimin rregullator diku, fjalë për fjalë vitin e ardhshëm’. Shërbimi i Tesla ride-share, i quajtur Tesla Network, do t’i lejonte përdoruesit të transformonin Modelin S dhe Modelin 3 në taksi që mund të ndahen, të cilat transportojnë në mënyrë autonome drejtuesit e tyre. Shërbimi themelor i automjetit tuaj do të rritet me një faktor prej 5.

Duke vepruar kështu, Tesla beson se shpejt mund të rrisë numrin e taksive robotike në rrugë me rreth një milion deri në vitin 2020. Musk e krahasoi Tesla Network me një kombinim midis Uber dhe Airbnb. Kompania do të marrë mes 25 dhe 30 përqind të të ardhurave të krijuara për udhëtim në Rrjetin Tesla, tha ai. Përdoruesit do të jenë në gjendje të ‘thërrasin’ një Tesla kur kanë nevojë për një udhëtim.

Vizioni i Teslës për automjetet vetë drejtuese është afër një realiteti, tha Musk, pasi që softueri i nevojshëm është tashmë në makina. Gjithçka që ju duhet të bëni është të përditësoni softuerin.” Dhe sapo të futen automjete plotësisht autonome, nuk do të ketë nevojë për timon ose pedale, beson Musk. Pa ardhur ende në atë pikë, timoni drejtues do të mbetet në robotaxis të Teslës, por përdoruesit gjithashtu do të kenë aftësinë për të ndërhyrë gjatë drejtimit nëse dëshirojnë.

Përveç kësaj, Tesla beson se mund të zvogëlojë konkurrencën, duke vlerësuar se shërbimi do të kushtojë rreth 18 cent për milje, krahasuar me rivalët që kushtojnë rreth 2 deri në 3 dollarë për milje.