Kjo ditë synon të rrisë ndërgjegjësimin e mundësive për të përmirësuar efikasitetin e energjisë dhe shfrytëzimin e burimeve të ripërtëritshme të energjisë dhe mbrojtjen e mjedisit.

Dita e Tokës festohet çdo 22 prill në më shumë se 175 vende të botës dhe nga mbi 500 milionë njerëz. Kjo shifër renditet në ditën e tretë në botë për festimet. Dita e Tokës filloi të përkujtohet që nga viti 1970.

Zyrtarisht, OKB-ja e themeloi 22 prillin si Dita e Tokës dhe prillin si muaji i Tokës. Kjo ditë festohet në mbarë botën me një shumëllojshmëri aktivitetesh të tilla si pyllëzime, fushata të ndryshme, shfaqje, panaire, etj.

Dita e Tokës ka flamurin e vet, i cili është quajtur Flamuri Ekologjik. Flamuri është dizenjuar nga karikaturat e artistit Ron Cobb në vitin 1969 në dy ngjyra, i gjelbër dhe i bardhë.

E bardha nënkupton ajrin e pastër dhe e gjelbra tokën e gjelbër. Flamuri përmban gjithashtu shkronjat “E” dhe “O”, që nënkuptojnë “mjedisin” (environment) dhe organizmin (organism).

Dita e Tokës është dita jonë, një ditë kur ne mendojmë për të gjitha mënyrat, që ne mund të kontribuojmë në ruajtjen e mjedisit; në parandalimin e shkatërrimit të Tokës, si dhe për të na kujtuar ndotjen e planetit.

Sigurisht, kjo ditë duhet të shënohet në mënyrë adekuate për të ndihmuar njerëzit të kuptojnë sesa i rëndësishëm është mjedisi dhe për të menduar “ekologjikisht”.

Për t’u kujdesur për planetin tonë, ne kemi nevojë për çdo orë e çdo ditë!

Please follow and like us: