Përbërësit:

Për 6 persona nevojiten:

500 gr oriz
300 gr djathë të bardhë, të thërrmuar
4 lugë gjelle gjalpë të shkrirë
4-5 vezë
6-8 petë shtëpie

Për petët nevojiten:

4 filxhanë çaji miell
2 filxhanë çaji vaj
1 vezë
1 lugë kafeje kripë
1 lugë gjelle ujë të ftohtë

 

Përgatitja:

Përgatitja e petëve: Në fillim stisni miellin dhe hidheni në një enë të thellë. Përziejeni së bashku me kripën. Spërkateni me 1 lugë ujë të ftohtë, shtoni vezën dhe mbruni mirë derisa të dalë një brumë elastik. Mbulojeni me pecetë dhe lëreni për 1/2 ore.

Në vazhdim ndajeni në 6-8 toptha të cilat do t’i hapni me petës. Ziejeni orizin derisa të dalë gjysmë i zier dhe kullojeni. Shtoni vezët e rrahura lehtë, djathin e grirë, pak gjalpë si dhe kripë e piper. Përzieni mirë.

Në një tepsi të lyer me vaj shtroni shtroi gjysmat e petëve, duke i spërkatur e lyer një nga një me gjalpë. Hidhni në mes mbushjen dhe nga lart mbulojeni byrekun me pjesën e mbetur të petëve, duke i lyer edhe ato me gjalpë.

Në fund, spërkateni byrekun me disa pika ujë dhe piqeni në furrë të nxehtë në gradë mesatare, derisa të marrë ngjyrë.