Ballina Bota Pompeo: SHBA e përkushtuar të luftojë terrorizmin

Pompeo: SHBA e përkushtuar të luftojë terrorizmin

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, tha se Shtetet e Bashkuara shprehin pikëllimin e tyre për viktimat e sulmeve në Shri Lankë dhe se ato janë të përkushtuara për luftimin e terrorizmit së bashku me popullin e Sri Lankës.

Së paku 290 njerëz janë vrarë dhe 500 janë plagosur në sulmet e së dielës në disa kisha dhe hotele të Sri Lankës.

Zyrtarët thanë se ato janë kryer nga shtatë sulmues vetëvrasës që i përkasin një grupi lokal militant.

Shumica e viktimave janë qytetarë të Sri Lankës, por Pompeo konfirmoi se disa prej tyre janë amerikanë.

Pompeo, megjithatë, nuk e specifikoi numrin e tyre.

Ai tha se Qeveria amerikane ofron “të gjithë ndihmën e mundshme” për Shri Lankën.

“Sot, populli ynë ndan pikëllimin me popullin e Sri Lankës. Ne jemi të vendosur dhe të përkushtuar që së bashku të luftojmë terrorizmin”, tha Pompeo në një konferencë për media në Uashington.