Në “Camp Nou” fitoi 6 tituj të La Liga (2008-2009, 2009-2010, 2010-2011, 2012-2013, 2014-2015 dhe 2015-2016), 4 Kupa Mbreti (2008-2009, 2011-2012, 2014-2015 dhe (2009, 2010, 2011 dhe 2013), 3 Liga Kampionesh (2008-2009, 2010-2011 dhe 2014-2015), 3 Superkupa Europiane (2009, 2011 dhe 2015), si dhe 3 Botërorë për Klube (2009, 2011 dhe 2015). Në vitin 2006 ai vendosi t’i “paketojë plaçkat” për në Torino, ku me Juventusin fitoi titullin në Seria A (2016-2017) dhe Kupën e Italisë (2016-2017).
Një vit më vonë përforcoi PSG, klubin e tij të tanishëm, ku fitoi 2 tituj të Ligue 1 (2017-2018 dhe 2018-2019), 1 Kupë Franceze (2017-2018), 1 Kupë të Ligës (2017-2018) dhe 2 Superkupa të Francës (2017 dhe 2018). Me kombëtaren braziliane ka fituar 1 “Copa América” (2007) dhe 2 Kupa Konfederatash (2009 dhe 2013).
Në “palmaresin” e jashtëzakonshëm i mungon Kupa e Botës, një titull për të cilin lufton që të luajë në “Katar 2022”. Deri atëherë, Dani Alves mund të vazhdojë ta rrisë rekordin e vet. Trofeu i ardhshëm do të diskutohet më 27 prill, kur PSG do të matet me Rennes në finalen e Kupës Franceze. Aty mund ta dërgojë në 40, numrin e titujve të fituar.
Dani Alves është duke e udhëhequr këtë rekord prej disa kohësh. Mbas tij vijnë lojtarë të tjerë, si Maxwell (37 trofe), Hossam Hassan (36), Oleksandr Shovkovskiy (36), Ryan Giggs (35), Iniesta (35), Messi (34) dhe Piqué (32)