Barcelona ka mposhtur Manchester United në çerekfinalen e Champions League duke kaluar në gjysmëfinale.
Katalanasit do të presin Liverpool, që në çerekfinale eliminoi Porton, për ndeshjen e parë të gjysmëfinaleve në Camp Nou.
Megjithatë, tifozët anglezë janë goditur me një çmim stratosferik për biletat e transfertës.
Ata që duan të shohin ndeshjen ndaj Barça-s në Spanjë duhet të paguajnë €119 për një biletë.
Klubi i Liverpool nuk ishte aspak i kënaqur me këtë çmim të kripur dhe është kundërpërgjigjur me të njëjtën monedhë.
Çmimi i Liverpool për tifozët miq ishte 88 euro, por tani klubi anglez e ka rritur në 119 euro, aq sa Barcelona.
31 eurot që do të fitohen shtesë do të subvencionohen për tifozët vendas.