Bërtas më sa kam zë
Kosova s’më dëgjon
Flokët m’i djegin
Thonjët m’i presin me gërshër
Ma ndërrojnë ngjyrën e fytyrës
Kështu më fotografojnë.
Për çudi
Koha me sy të verbër.
Pyes.
A jam si Lorka
Që vajin e foshnjës dhe klithmen e nënës
I bëjë melodi kënge
Si poetet e Ilirikumit(Ballkanit)
Me laps grafiti
vizatoi
Koha me sy të verbër
Që vret fëmijët e gjakut tim
Fjala, hesht si varri
E varre hapë dhe me lule artificiale i mbylli
Me lutjen e mosringjalljes.
Mos paqi lavdi u them!
Izet Shala