Protesta e opozitës po bëhet jehonë dhe në mediet ndërkombëtare. Tubimi përpara Kryeministrisë po transmetohet live nga Agjencia ndërkombëtare e lajmeve EuroNews.

Euronews bën me dije se protesta e sotme e opozitës shqiptare, është e nënta në harkun kohor të vetëm dy muajve.

“Protesta ku kërkohet dorëheqja e kryeministrit janë duke u zhvilluar në Shqipëri. Partitë e opozitës lajmërojnë demonstrata në Tiranë për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit mbi pretendimet për korrupsionin dhe blerjen e votave. Opozita shqiptare ka bërë thirrje për protesta në Tiranë që në muajin Shkurt. Protesta e së shtunës është e 9-ta që prej 16 shkurtit”- transmeton agjencia ndërkombëtare e lajmeve, Euronews.

euronewssssss.jpg

Ndërkohë që në Tiranë ka gjithashtu edhe gazetarë të medieve të tjera të huaja që ndjekin nga afër protestën.
Përveç Euronews protesta u transmetua edhe në mediat e tjera si Zëri i Amerikës dhe DW.

‘’Tension para godinës së qeverisë, opozita kërkon krijimin e një qeverie kalimtare e cila të përgatisë vendin për zgjedhje të parakohshme, gjë e cila sipas kryetarit demokrat Lulzim Basha është një kusht I patjetërsueshëm”, shkruan ndër të tjera Zëri i Amerikës.

Ndërkohë DW në pasqyrimin e protestës së opozitës, shkruan se ‘’Nën thirrjet „E duam Shqipërinë si gjithë Europa“ dhe „Rama ik“, protestuesit kërkojnë largimin e kryeministrit Rama’’.