Ballina Ravijëzime SILLET VALLJA RROTULLO… O SHQIPNI, MOJ RREZIKZEZA! –...

SILLET VALLJA RROTULLO… O SHQIPNI, MOJ RREZIKZEZA! – Nga Fritz RADOVANI

  • ●●

E pasha, ndejun mbi thasë t’ florijve

Ndër valle jevgkash, n’ lodër dudumash,

Tallet i knaqun prej zanit t’ fqijve,

Si qen mbas trumash.

 

O pjellë e keqe! O dhun’, o kore!

Qe, shtojzavallet, pa e dijt’, po kcejnë

Me ty e zgërdhihen, e ‘j  kangë mortore

Nën za shpërthejnë.

 

Ora e shqyptarit t’ lëshoi, e fatosat

Qi n’ luftë, pa shkrepun, shkrine në marri,

Gjikim po lypin, e thekshem kosat,

Shpirtna me mni…

***

E prej gjith’ fushash bajnë valle t’ mnershme

Arët e livadhet qi ‘j ditë grabite:

Sot, vonë, ma t’ rrebshem per faje t’ hershme

Gjikimin prite.

 

Del, mizuer, këndenaj, del; prej merzijet,

Zgaq i perbuzshem, Shqypnija t’ volli:

Ty shpina e detit, ty, vend robnijet,

T’ pret Anadolli.

 

Shenim nga F.R.: Kjo poezi e Don Ndre MJEDJES, disa thonë asht shkrue në 1930 e sa..,  të tjerë thonë se tashti…Prandej, shkrimtarët e Veriut po “fshihen” nga letersia! E, kur Shtetin e drejtojnë “Pionjerët e Enverit” ata, po fshijnë HEROJTË NGA HISTORIA! Po këta qeveritarë e “intelektual”, po zhdukin Shqipninë e Kastriotit nga Harta e Europës!

            Melbourne, 10 Prill 2019.