Përbërësit:

1 kg karkaleca deti të pastruara

1 lugë hudhra të grira

1/2 filxhan qepë të kuqe, të grirë hollë

1/4 filxhan majdanoz të freskët, të prerë hollë

1 1/2 filxhan domate të prera

pak lëng nga karkalecat e detit të ziera

1/4 filxhan të vogël ketchup

1/4 filxhan lëng limonash të freskët

1 lugë të vogël salcë të kuqe djegëse

kripë

piper kokërr

1 avokado, të pastruar e të ndarë në copa të vogla

 

Përgatitja:

Vendosni karkalecat e detit në një pjatancë të madhe. Përzieni së bashku qepët, hudhrat dhe majdanozin. Shtojini në karkalecat.

Përzieni në një tas të vogël domatet me lëngun e midhjeve, ketchup-in, lëngun e limonit, salcën djegëse dhe piperin kokërr. Rregullojeni me kripë dhe shtrojeni në pjatancën me karkaleca. Hidhni gjithashtu edhe copat e avokados dhe përzieni mirë. Mbulojeni pjatancën dhe lëreni në frigorifer për 2-3 orë.

Servireni të ftohtë, duke përdorur feta limoni për garniturë.