Zëvendës kryeministri italian Matteo Salvini tha të hënën se Turqia nuk duhet të jetë kurrë një vend evropian, duke shtuar se negociatat e Ankarasë për të hyrë në Bashkimin Evropian, duhet të ndërpriten një herë e mirë.

Zoti Salvini përmendi gjithashtu ekstremizimin islamik si “armikun publik numër një” të Evropës, ndërsa theksoi mbrojtjen e kufijve të jashtëm të kontinentit si përparësi të një aleance që ai përpiqet të krijojë me udhëheqës të tjerë evropianë të partive të së djathtës së skajshme së tij.

Politikani italian po fliste në konferencën për shtyp në Milano me udhëheqës me ide të ngjashme me të tijat, si Marine Le Pen. Ai do që ta krijojë aleancën para zgjedhjeve të Parlamentit Evropian muajin e ardhshëm.

Zoti Salvini tha se grupi që do të krijohet nuk ka ndërmend thjesht “që të humbë ose marrë pjesë. Synimi ynë është të fitojmë dhe ndryshojmë rregullat e Evropës”, tha ai.

Politikani i partisë anti-imigracion, Lidhja e Veriut, u takua të hënën në Milano me udhëheqës të partive të djathta të skajshme daneze, finlandeze dhe gjermane për të diskutuar për aleancën e ardhshme.