Çfarë po bënit një minutë më parë? Me shumë gjasa, të njëjtën gjë që po bëni tani… Por nëse flasim për një individ të vetëm, në hapësirat e pafundme të internetit, kjo minutë është një përjetësi.

Për të dhënë disa shembuj, në minutën e fundit janë bërë thuajse blerje online në shifrën rreth 1 milion dollarë, janë dërguar më shumë se 18 milionë mesazhe në Whatsapp, janë parë rreth 1,4 milionë profile në Tinder apo janë shkarkuar më shumë se 390 mijë aplikacione.

Këto shifra zbulohen nga Lori Lewis, zv.presidente e Modern Luxury dhe Chadd Callahan, ekspert në rrjetet sociale. Të dy kanë krijuar një grafik që paraqet në mënyrë të përkryer atë se çfarë ndodh në një minutë online.

Një ortek të dhënash që konfirmon atë çfarë ne të gjithë e dimë tashmë. E gjithë bota, në të mirë a në të keq, rrotullohet rreth internetit.