Shumica prej nesh ndjejnë efektet negative të privimit të gjumit pothuajse çdo ditë në punë, prandaj edhe përpiqemi që këtë ta luftojmë duke pirë kafe.
Sara C. Mednick, Ph.D., eksperte e gjumit dhe autore e “Bëj një sy gjumë!” , thekson se 20 minuta gjumë do të ndihmojnë që të rivendosni sistemin motorik dhe të rrisni vigjilencën tuaj.
Për më tepër, shpikja japoneze ngjan që është ideale për një sy gjumë, pasi kjo karrige mund të konvertohet edhe në krevat.