David Luiz ka refuzuar një ofertë prej 40 milionë euro nga një klub i Katarit, që i ka ofruar atij kontratë për 3 vite me të ardhurat e lartpërmendura.Mbrojtësit brazilian i skadon kontrata me Chelsea në fund të këtij sezoni dhe klubi nga Katari, emri i të cilit nuk është bërë i ditur nga mediet angleze, i ka ofruar atij këtë pagë të majme për ta bindur që të shkojë në Lindjen e Mesme si lojtar i lirë.
Sidoqoftë 31-vjeçari po mendon të vijojë karrierën e tij në Londër, ku flitet se ka akord mes tij dhe klubit për të rinovuar kontratën. Më herët Luiz tha se për momentin ka refuzuar edhe pse Palmerias i ka bërë ofertë për t’u kthyer në Brazil, tek skuadra ku u rrit.