Kompania Koreane KLIO, ka krijuar konceptin e një automjeti vetëdrejtues të quajtur “WITH:US i cili shfaq idenë e transportit publik në qytetet e zgjuara të së ardhmes. 

Automjeti vetëdrejtues u prezantua për herë të parë në shfaqjen motorike të Seul 2019, dhe shfaq një dizajn i cili parashikon një sistem të transportit publik që kujdeset për mjedisin dhe njerëzit e të gjitha moshave.

KLIO ka hequr dorë nga stili i panevojshëm dhe ka kërkuar thjeshtësi në vend të luksit dhe sigurisht komoditetin e udhëtarëve. Përveç thjeshtësisë, struktura e kësaj makine gjithashtu shfaq edhe një hapësirë të bollshme dhe të rehatshme për udhëtarët. Makina vetëdrejtuese nuk ka një vend për shoferin dhe hapësira e brendshme i ngjason një dhome ndenje e konceptuar nga ana e kompanisë si ndërtimi i një shtëpie në një platformë elektrike.

Duke përfshirë idenë e zgjerimit, makina autonome nuk shihet më vetëm si një makinë e zakonshme, por edhe një sistem i lëvizshëm shërbimi për njeriun. Kompania propozon të jetë një platformë biznesi që mund të strehojë një shumëllojshmëri shërbimesh dhe mund të përshtatet për të siguruar qasje aktive në nevojat e ndryshme të shoqërisë së ardhshme.

Ky koncept futuristik i makinës ka të bëjë me një mjet lëvizës i cili qëndron me ne gjatë gjithë kohës duke ofruar shërbime të ndryshme, ku shumë njerëz mund të hipin së bashku përmes transportit publik. Koncepti është zhvilluar për të qënë një automjet pa shofer, dhe në të ardhmen mund të jetë pjesë e shumë koncepteve të tjera të makinave autonome.