Gazeta “Dielli “ u themelua nga Federata Pan-Shqptare “Vatra” në Boston më 1909, kur Shqipëria ende ishte nën sundimin e Perandorisë Osmane. Gazeta “Dielli” është dhe mbetet gazetame jetëgjatësi më të madhe nga të gjitha gazetat dhe publikimettjera të botuara në gjuhën shqipe në Shqipëri dhe në diasporënshqiptare. Një gazetë që i dha frymë shqiptarizmit, aq sa ështëjeta e saj sot. Vetë emri i saj simbolizon dritën, kundër errësirës.
Sivjet kjo gazetë po kremton 110 vjetorin e saj në rrethanakrejt tjera nga atëherë kur u botuan numrat e parë të saj nga dyintelektualët më të mëdhenj atëherë e sot, Fan Noli dhe FaikKonica.
Gazeta “Dielli“, si organ i “VATRËS” që në fillim të daljes së sajnë dritë, u bë zë i fuqishëm i atdheut dhe i shqiptarëve kundërpushtimit të Perandorisë Osmane, duke nxitur e motivuarshqiptarët të bashkoheshin në një kauzë të përbashkët për liridhe pavarësi të Shqipërisë. Nga Bostoni i SHBA, kjo gazetëringjalli fuqishëm idetë e Rilindjes Kombëtare në një kohë ku nëatdheun tonë mbretëronte një terr i plotë dhe ishte ndaluar çfardoletre e publikuar në gjuhën shqipe.
Kontributi i “Diellit“, përmjet shkrimeve të Fan Nolit, FaikKonicës, Çekrezit, Panaritit dhe intelektualëve të tjerë qëvepronin në Boston, ku ishin të përqëndruar shqiptarët e ardhurnga atdheu, për kohën ishte i pazëvendësueshëm që edheshqiptarët, të fundit në Ballkan, të fitonin lirinë dhe pavarësinë. Kjo ëndërr e hershme e shqiptarëve, u realizua në vitin 1912, kurnë Vlorë u ngrit Flamuri ynë i bukur dhe Shqipëria filloi tëbëhej. Kjo ëndërr e madhe e shqiptarëve u përgjysmua nëKonferencën e Londrës më 1913, ku jashtë Shqipërisë, mbetëngjysma tjetër e territoreve shqiptare bashkë me Kosovën që sot ka pavarësinë.
Gazeta “Dielli“, si organ i VATRËS, kishte reaguar ashpërkundër fuqive të mëdha rreth copëtimit të Shqipërisë, ku tokatshqiptare pa të drejtë iu kishin dhuruar shteteve fqinje: Serbisë, Malit të Zi dhe Greqisë. Kjo gazetë kishte luftuar për çdopëllembë tokë të krahinave të shumta shqiptare, duke ngriturzërin edhe në Konferencën e Versajës më 1919, kundërprojektitimit famkeq, sidomos të Rusisë, që edhe ShqipëriaLondineze të copëtohej dhe t’u jipej serbëve dhe grekëve. Këtëtragjedi të projektuar kundër shqiptarëve, e shpëtoi presidenti iSHBA, Thomas Woodrow Wilson.
Në këtë kontekst dëshiroj t’ them dy fjalë për mikun tim, biznesmenin dhe veprimtarin e VATRËS dhe të gjithëshqiptarëve, z. Anthonio Athanas, i cili ishte edhe bashkëpuntori Nolit e Konicës. Zoti Athanas ka qenë një figurë shumë e respektuar nga të gjithë shqiptarët në Amerikë, në Shqipëri dhenë të gjitha trojet tona, si dhe nga shumë amerikanë. Kandihmuar Shqipërinë në të gjitha krizat e saj. Ka mbështeturedhe Kosovën, kur u hap çështja e saj për liri dhe pavarësi.Restoranti i tij ka qenë një Ambasadë shqiptare, derë e hapur përmiqtë tanë. Ai, ishte njëurëlidhës me administratën nëWashington dhe kishte influencë në qeverinë amerikane, nga qëkishte një lidhje të ngushtë me presidentin Kennedy dhevëllezërit e tij.
Restorantin e tij e kanë vizituar edhe shumë kryetar e personalitete të vendeve të ndryshme të botës.
Anthonio Athanas ishte edhe mentor i imi.
Gazeta “Dielli” dhe gazeta “Illyria”, kjo e fundit e themeluar në vitin 1991 kanë ngajshmëri, ndonëse janëthemeluar në kohë, kushte dhe rrethana të ndryshme. Këtu ka njëkoincidencë, e para doli vetëm tri vjet para shpalljes sëpavarësisë së Shqipërisë, ndërkaq e dyta 8 vjet para se Kosova tëfitonte lirinë në luftën e fundit në Ballkan.
Siç dihet gazeta “Dielli” ushtroi influencë të madhe nëafirmimin e çështjes kombëtare për liri dhe pavarësi dhenjëherësh nuk la anash imperativin e konsolidimit të të shtetitdemokrtik shqiptar, i cili kaloi nëpër një rrugë tejt të vështirëkrizash. Në këtë mënyrë ishte edhe me gazetën Illyria, e cila u parapriu ngjarjeve të bujshme deri në fitimin e lirisë dhepavarësisë së Kosovës, kundër Serbisë. Roli i të dyjave ka qenë ipazëvëndësuseshm për krijimin e opinionit tek administrataamerikane dhe populli amerikan.
Këto dy gazeta shërbyen si një urë lidhëse në mes shqiptarëve tëAmerikës dhe shqiptarëve në Shqipëri, Kosovë dhe viset tjerashqiptare. Gjithashtu kontribuan edhe në forcimin e marrëdhënieve të Tiranës, Prishtinës dhe Shkupit me administratën amerikane.
“Dielli” ka demaskuar ideologjinë komuniste dhe ka ndihmuarrrëzuarjen e diktaturës së Enver Hoxhës që për 50 vjet kishtegroposur Shqipërinë. Ka mbështetur parezervë pluralizmin dhezhvillimin e demokracisë në Shqipëri.
Vlerat e gazetës “Dielli” dhe kontributi i saj në ngritjen e çështjes kombëtare dhe të kulturës shqiptare për 110 vjet tëshkuara, nuk kanë karahasim me ndonjë publikim tjetër nëgjuhën shqipe as në atdhe dhe në diasporën shqiptare, sepse kjou mbijetoi të gjitha furtunave që për mendimin tim është njëmrekulli e rrallë që do t’i kishin lakmi edhe komunitetet tjera tëshumta në SHBA. Kjo mbijetesë e kësaj gazete është meritë e komunitetit tonë, atëherë para 100 vjetësh dhe sot pas 100 vjetësh, me VATRËN si organ i saj.
Gazeta “Dielli” përmjet editorëve të saj ka përcjellë idetëkombëtare të një brezi tek brezi tjetër, duke ruajtur kontinuitetine saj deri në ditët e sotme, me editorin e tashëm, Dalip Greca, icili me punën e tij ka vazhduar traditën e saj kombëtare, fizionominë dhe mos lënien në harresë të figurave intelektualeqë vepruan në komunitetin tonë shqiptaro-amerikan për këto 110 vjet.
Kur filloi të dalë gazeta “Dielli” ishim në luftë për të krijuarShqipërinë, e sot pas 110 vjetësh kemi dy shtet shqiptare: Shqipërinë dhe Kosovën, si dhe një konsolidim të shqiptarëve nëMaqedoni, në Mal të Zi dhe Luginë të Preshevës.
Emëri i Ekrem Bardhës që ka jetë të gjatë në SHBA lidhetme të gjitha Lëvizjet kombtare që u organizuan në komunitetintonë. z. Bardha pas meje mori në dorë botimin e gazetës “Illyria” dhe mund të them se ka qenë dhe mbetet një figurë e rëndësishme në komunitetin tonë shqiptaro-amerikan. Ai, për 60 vjet me radhë, ka dhënë një kontribut të çmueshëm për çështjenkombëtare, me veçanti për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Me z. Bardha, Anthonio Athanas dhe me një grup të shqiptarëve tëAmerikës, menjëherë pas luftës vizituam Kosovën e lirë. Ky faktflet për atdhedashurinë e madhe të tyre. Me ne ishte edhekongresmeni amerikan, miku ynë Eliot Engel.
Do të doja dua të përshendesja edhe botuesin e sotëm të gazetës“Illyrias“, Vehbi Bajramin që vazhdon ta mbajë këtë gazetë, e cila po bën jetë prej tri dekadash.
Shkrimin tim, me rastin e 110 vjetorit të gazetës “Dielli“, do ta përfundoja me një konstatim: “Dielli” ka një biografi shumë tëpasur, me një histori të gjatë kombëtare dhe me një thirrje tëpërhershme që së bashku të veprojmë për interesin e përgjithshëm të atdheut, ashtu si bënë Rilindasët tanë.
*Autori është biznismen dhe veprimtar i njohur i komunitetitshqiptaro-amerikan dhe themelues i gazetës Illyria