Banka Botërore në raportin e fundit ekonomik për Ballkanin, ka dalë në rezultatin se taksat mbi pagën në Shqipëri janë dy herë më të rënda se sa në vendet e tjera të rajonit.

Sipas Bankës Botërore, norma progresive prej 23%, është unike në të gjithë rajonin, ndërsa në vendin tonë është dukshëm më e lartë se sa ajo që aplikojnë vendet e tjera fqinje.

Po ashtu, përveç Shqipërisë, shtetet të cilat i taksojnë pagat me tatim progresiv në rajon janë Maqedonia e Veriut dhe Kosova.

Taksa maksimale mbi pagën në Maqedoninë e Veriut është 18 për qind, ndërsa në Kosovë ajo është 10 për qind.

Ndërkohë, në shtetet si Serbi, Bosnjë dhe në Malin e Zi pagat taksohen me taksën e sheshtë 10 për qind./ Opinion.al E.Xh.