Leo Messi ruan kreun e klasifikimit të futbollistëve më të pasur. Në klasifikimin e 20 lojtarëve më të paguar në botë për vitin 2019 të France Football, argjentinasi lë pas rivalin e përjetshëm, CR7.
Duke marrë parasysh pagat bruto, bonuset dhe të ardhurat që vijnë nga sponsorët, futbollisti që ka fituar më shumë në sezonin 2018/19 është numri 10 i Barcelonës.
Në klasifikimin e 20 lojtarëve më të paguar, La Liga përfaqësohet me 8 lojtarë, Premier League me 5 futbollistë, Super League kineze, 1; Ligue 1, 2 dhe kampionati japonez, me vetëm një lojtar. Seria A rikthehet në këtë klasifikim pas katër vitesh mungesë, falë Cristiano Ronaldo.
Shumë e pagave të 20 lojtarëve më të paguar në botë është 814,6 milionë euro (717,5 milionë në sezonin e kaluar).
Më poshtë, klasifikimi i plotë i 20 lojtarëve më të paguar në botë në sezonin 2018/19, sipas France Football.
1) Lionel Messi, 130 milionë
Sipas France Football, Messi ka fituar rreth 87 milionë euro vetëm nga klubi i Barcelonës; përveçse më shumë se 5,1 milionë në bonuse, Messi a fituar edhe 38 milionë euro nga kontratat e ndryshme sponsorizuese, nga Adidas, Gatorade, Huawei, Pepsi etj.
2) Cristiano Ronaldo, 113 milionë
Futbollisti portugez i afrohet kreut të klasifikimit dhe kapërcen 100 milionë euro, falë transferimit te klubi bardhezi. Pagës 57,5 milionë euro i shtohen edhe 54 milionë euro nga kontratat e ndryshme sponsorizuese (ndër to Nike, Herbalife, Clear, Samsung), 1,5 milionë euro nga bonuset etj.
3) Neymar, 91,5 milionë
Falë transferimit te Paris Saint-Germain, Neymar i është afruar dy legjendave të kohërave të sotme. Paga, thuajse 50 milionë euro (48,9 mln), 2,6 milionë shpërblime. Në rritje edhe të ardhurat nga sponsorët, nga 30 në 40 milionë, ku më kryesorët janë Nike, Beats, Red Bull e Mastercard.
4) Antoine Griezmann, 44 milionë
Në vend të katërt, sulmuesi francez i Atletico Madrid – 38 milionë euro vijnë nga kontrata me colchoneros; 5 milionë nga kontratat me sponsorët si Puma, Gillette dhe Ea Sports dhe më shumë se 1 milion bonuse – këto të gjitha kanë rritur të ardhurat e futbollistit nga 26 milionë në 44 milionë në sezonin 2018/19.
5) Gareth Bale, 44 milionë
Humb një pozicion, lojtari i Realit të Madridit – 32 milionë euro nga Blancos u shtohen edhe rreth 7,5 milionë euro nga kontratat me sponsorët dhe 0,7 milionë nga çmimet.
6) Andres Iniesta, 33 milionë
Falë kontratës me klubin japonez Vissel Kobe, ish-lojtari i Barcelonës, Andres Iniesta bën pjesë te 10 lojtarët më të paguar për vitin 2018; 25 milionë nga kontrata me Vissel Kobe dhe 8 milionë të tjera mes shpërblimeve dhe sponsorëve.
7) Alexis Sanchez, 30,7 milionë
Ngjitet në renditje edhe futbollisti kilen i Manchester United, falë 23,6 milionë euro nga kontrata me Red Devils, 3,1 milionë bonuse dhe 4 milionë nga kontrata me sponsorë si Nike dhe Gatorade.
8) Philippe Coutinho, 30 milionë
Në dhjetë lojtarët më të paguar për 2018/19 ka edhe një hyrje të re – Philipe Coutinho; paga e tij është 26 milionë euro në vit; 1 milion shpërblime dhe 3 milionë të tjera vijnë nga kontratat me sponsorët (Nike e Konami).
9) Ezequiel Lavezzi, 28,3 milionë
Në vend të 9, lojtari argjentinas, Ezequiel Lavezzi, ish-lojtar i Napolit dhe PSG, i cili fiton 26,7 milionë euro nga kontrata me klubin kinez Hebei Fortune, të cilave u shtohen edhe 1,6 milionë euro shpërblime dhe nga kontratat sponsorizuese.
10) Luis Suarez, 28 milionë
“Top 10” mbyllet me sulmuesin e Barcelonës, Luis Suarez, falë kontratës 20 milionë euro me klubin spanjoll dhe rritjes së numrit të kontratave me sponsorët, që vlejnë 6,5 milionë euro.
11) Gerard Piquè, 27 milionë
12) Toni Kroos, 26,3 milionë
13) Mesut Ozil, 25,8 milionë
14) Kylian Mbappé, 25 milionë
15) Oscar, 24,3 milionë
15) Sergio Aguero, 24,3 milionë
17) Kevin De Bruyne, 23,5 milionë
18) Hulk, 23,4 milionë
19) Paul Pogba, 23,3 milionë
20) Sergio Ramos, 23 milionë