Një parfumeri në Emiratet e Bashkuara Arabe pretendon se ka krijuar parfumin më të shtrenjtë në botë.
Ai quhet “Shamukh”, që në arabisht do të thotë “Ti meriton më sublimen”, e çmimi llogaritet në 1.295.000 dollarë për 3 litra.
Ai vjen me një shishe kristali italian “Murano”, e zbukuruar me një fajkua floriri, kuaj arabë, trëndafila dhe një glob, e ka dhe 3.571 diamantë, që në total mbërrijnë në 38.55 karat, perla gjigante, 2.5 kilogramë floriri të pastër 18 karatësh dhe 5.9 kilogramë argjend.
Shishja e stërmadhe qëndron në një mbështjellëse lëkure gati dy metra të lartë. Krijuesit e parfumit thonë se ai ka përbërës që vijnë nga pjesë të ndryshme të botës, duke përfshirë drurin e sandalit, një lloj trëndafili turk, e një erëzë të veçantë indiane, ndërsa kafshët e paraqitura aty tregojnë historinë e Dubait.
Shishja vet për çdo rast i ka arritur deri tani dy çmime “Guinness”, atë të shishes së parfumit me numrin më të madh të diamantëve në botë, si dhe të shishes më të lartë të komercializuar me aromë, lëvizja e së cilës kontrollohet në distancë.