Zëvendës-shefi i gjigantit teknologjik kinez, Huawei, Guo Ping ka treguar përkushtimin e kësaj kompanie për siguri më të mirë, pasi në një raport të Qeverisë britanike, kjo ndërmarrje është akuzuar për dështim të përmirësimit të disa mangësive të rrezikshme teknologjike.
Komentet e Ping kanë ardhur pasi kjo kompani ka njoftuar se vitin e kaluar ka tejkaluar shifrën e 100 miliardë dollarëve në fitime, pavarësisht presionit të Shteteve të Bashkuara drejt aleatëve se kjo kompani përbën kërcënim për sigurinë.
Qendra Kombëtare për Siguri Kibernetike në Britani ka kritikuar kompaninë Huawei të enjten, kryesisht për “softuer të dobët”.
Kjo agjenci ka thënë se studiuesit britanikë nuk kanë gjetur ndonjë ndërhyrje të Qeverisë kineze përmes kësaj kompanie, mirëpo megjithatë Huawei nuk ka punuar në mangesitë që e bëjnë sistemin e saj të ndjeshëm ndaj sulmeve kibernetike.
Guo ka thënë në anën tjetër se kompania synon në investojë në këtë fushë se beson se rregullatori britanik “do të rrisë besimin” për kompaninë kineze.
“Ne kemi prioritet sigurinë kibernetike dhe mbrojtjen e privatëisisë, përtej synimeve tona komerciale”, ka thënë ai në një konferencë për media.
Aktualisht gjiganti kinez është qendër e tensioneve mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës lidhur me teknologjinë, akuzat për spiunime dhe shkeljen e sanksioneve amerikane në Iran.
Australia, Japonia dhe Tajvani kanë vënë kuzifime në përdorimin e teknologjisë së kësaj kompanie, derisa Gjermania, Franca dhe qeveri të tjera perëndimore janë duke iu shmangur kërkesave të SHBA-së për të përjashtuar rrjetin e gjeneratës së re të komunikimeve, 5G.
Së fundmi Huawei ka hapur qendra të testimit në Britani, Gjermani dhe Belgjikë, ashtu që rregullatorët të kenë mundësi të analizojnë produktet e kompanisë.