Që nga viti 1979 Administrata e Barnave dhe Ushqimeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka kërkuar që çdo lloj i barnave të ketë datën e skadimit.

Kjo nuk do të thotë që ibuprofeni pa afat do të jetë aq i dëmshëm sa një pako qumësht të cilës i ka skaduar afati. Data e skadimit të një bari ka kuptimin e kohës deri kur sigurohet efekti i tij, shkruan Livescience.

Përveç insulinës, nitroglicerinës dhe disa antibiotikëve, të cilat skadojnë më shpejt për arsye se përbërësit e tyre janë më pak stabil dhe efekti i tyre humbet gjatë kohës, për barnat e tjera thuhet se mund të përdorën për një kohë më të gjatë pas datës, e cila është e paraparë.

Në një studim të kryer më herët janë testuar disa barnat, të cilat nuk kishin afat dhe hulumtuesit vërejtën se disa prej tyre edhe pse 40 vite pas datës në të cilën janë prodhuar, ato prapë kanë treguar efektin përkatës.

Ndërsa në një studim tjetër të bërë me disa barna kryesisht kundër alergjive u vërejt se ato kanë potencial të dhënies së efektit mesatarisht 4 vite pas datës së skadimit.

Pas 4 viteve, barnat kanë tendencë të zhvillojnë disa lloje të baktereve, të cilat janë imune ndaj antibiotikëve dhe përbëjnë rrezik nëse përdoren. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës vetëm gjatë vitit 2018 janë larguar nga tregu përafërsisht 3.7 milion kg të barnave pa afat.