Me një parakalim rrugëve të Beogradit, organizatat joqeveritare, Nisma e të rinjve për të Drejtat e Njeriut, Fondi për të Drejtën Humanitare dhe Gratë në të zeza, shënuan 20 vjetorin e krimeve ndaj shqiptarëve të Kosovës gjatë vitit 1999, trupat e të cilëve janë gjetur më pas në një varrezë masive në Batajnicë, afër Beogradit.

Veprimtarët vunë në shesh një pankartë ku shkruante “Batajnica 744: e vërteta e varrosur” dhe më pas mbuluan me dhe, emrat 744 viktimave.

Marko Milosavleviç, nga Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut, tha se gjatë 20 vjetëve në Serbi është krijuar një rrëfim i tillë, ku heshtet për varrezat masive në Batajnicë, Petrovo Selo, Peruçac e Rudnicë, ndërsa përmenden vetëm viktimat serbe.

Aktivisti su izveli performans “Batajnica 744: Zakopana istina” i tom prilikom zemljom zatrpali natpis sa imenima 744 žrtave, nakon čega su krenuli u šetnju centralnim gradskim ulicama do platoa Skupštine Srbije. pic.twitter.com/VE6kVHvBWH

View image on Twitter
See Inicijativa mladih za ljudska prava’s other Tweets

“Këtu keni më shumë se 10 vende prej nga janë transportuar viktimat dhe numri i 744 të zhvarrosurve vetëm rreth dhjetë kilometra prej këtu, flet për krimin për të cilin nuk do të pushojmë së debatuari. Ne do të këmbëngulim për këtë dhe të përpiqemi për të edukuar të rinjtë, në mënyrë që të dinë të gjithë kontekstin e luftës në Kosovë dhe shkatërrimin e ish-Jugosllavisë”, tha ai.

Organizatat joqeveritare kërkojnë që Serbia të zbulojë të dhënat për personat e zhdukur gjatë luftës në Kosovë dhe të shpalosë të dhënat për varrezat masive në Serbi. Krahas kërkesave për përndjekjen e autorëve të krimeve të luftës ato kërkojnë edhe ngritjen e një përkujtimoreje për viktimat në Batajnicë.

“Formacionet e armatosura të (ministrisë së Brendshme të Serbisë, Ushtrisë Jugosllave dhe njësitë paraushtarake) kryen një numër të madh krimesh në Kosovë, të cilat kulmuan gjatë ndërhyrjes së NATO-s. Krim gjithashtu është transferimi i trupave të shqiptarëve të vrarë të Kosovës në varreza masive në të gjithë Serbinë. Para se të transportoheshin në Batajnicë, trupat e shqiptarëve të vrarë u varrosën në varrezat masive parësore në Kosovë”, thuhet në një njoftim të këtyre organizatave.

Fondi për të Drejtën Humanitare me seli në Beograd, në një dosje prej 88 faqesh me titull “Fshehja e dëshmive të krimeve gjatë luftës në Kosovë – operacioni i fshehjes së trupave” të publikuar dy vjet më parë, theksonte se prej vitit 2001, në varrezat masive në Serbi, janë gjetur trupat e 941 shqiptarëve, shumica civilë, që janë vrarë gjatë luftës në Kosovë.

Nga ta “744 trupa të shqiptarëve të Kosovës janë gjetur në Batajnicë, në periferi të Beogradit, së paku 61 në Petrovo Selo, dhe 84 në Liqenin e Peruçacit. Së paku 52 trupa janë gjetur në varrezën masive në Rudnicë”, thuhej në dokument.

Sipas fondit, zyrtarët më të lartë të qeverisë dhe ushtrisë jugosllave kanë qenë të përfshirë në fshehjen e krimeve të kryera ndaj civilëve shqiptarë të Kosovës.

“Dëshmitë flasin se vendimi për fshehjen e provave të krimeve të kryera është marrë më së voni në mars të vitit 1999 , dhe në fshehjen e trupave kanë marrë pjesë pjesëtarët e departamentit për siguri publike, të sigurimit shtetëror të ministrisë së Brendshme dhe ushtria jugosllave nëpërmjet reparteve për ‘pastrimin e terrenit’. Përveç tyre në largimin e trupave kanë marrë pjesë edhe civilë e punonjës të ndërmarrjeve publike, makineritë e të cilëve janë përdorur gjatë operacioneve”.

Në dosje thuhet se trupat e gjetur nëpër varrezat masive nëpër Serbi nuk kanë qenë vetëm të burrave, por edhe të grave dhe fëmijëve.

“Shkak i vdekjes në shumicën e rasteve, kanë qenë plagë të shkaktuara nga plumbat, kryesisht në kokë, gjë që lë të kuptohet se viktimat nuk janë vrarë gjatë luftës, por janë ekzekutuar”.

Kosova doli nga lufta që mori fund me ndërhyrjen e NATO-s 20 vjet më parë me mbi 10 mijë të vrarë dhe mijëra të zhdukur. Edhe më tej nuk dihet asgjë për fatin e 1 mijë e 600 personave, pjesa më e madhe e të cilëve të përkatësisë kombëtare shqiptare.