Truri i njeriut vijon të rinovohet pavarësisht kalimit të viteve, pasi prodhon neurone të reja deri në moshën 90-vjeçare.
Është kjo ajo që pretendohet në një studim të publikuar në revistën ‘Nature Medicine’ nga studiuesit e qendrës së biologjisë molekulare “Severo Ochoa” në Madrid të Spanjës.
Kjo aftësi rigjeneruese vijon të ruhet deri në moshë të vonë tek personat e shëndetshëm, ndërkohë që është e reduktuar tek të prekurit nga Alzheimer.
Analizat e kryera te një grup prej 58 personash në moshë, treguan praninë e mijëra qelizave të reje qendrore të cilat ruanin memorien.
Kështu studiuesit thonë se aftësia rigjeneruese e trurit, hap mundësi të reja për diagnozën paraprake të Alzheimer, me synim shmangien e sëmundjes, si dhe zhvillimin e terapive të reja për të stimuluar prodhimin e neuroneve të reja.