Një në 6 fëmijë në botë janë pre e obezitetit.

Në Shqipëri të dhënat e pjesshme flasin për rreth 11% të fëmijëve të prekur, ndërsa mjekët thonë se të treguesit numerikë për këtë sëmundje mbeten një problematikë. Por, çfarë e shkakton obezitetin? Kequshqyerja rënditet si një nga faktorët kryesor.

“Fëmijët kanë një dietë jo të shëndetshme por të bazuar me përmbajtje të lartë sheqeri, kalorish dhe yndyrnash”

Por, mjeku Florian Toti rëndit si shqetësim edhe mungesën e zhvillimit të orës së fizkulturës në shkolla

Numri i njerëzve obezëështë më i lartë në vende si SHBA, Meksikë, Zelandë e Re dhe Hungari dhe më i ulëti në Japoni dhe në Korçë. Pritet që deri në vitin 2030 numri i njerëzëve obezë të rritet edhe më shumë.