Përbërësit:

4 qepë të mëdha të bardha
100 gr salsiçe
100 gr mish i grirë vici
50 gr parmixhan
2 luge pana
2 thelbi hurdha
50 gr thërrime buke
1 tufëz majdanoz
2 vezë
20 gr gjalpë
kripë, piper

Përgatitja:

Pastroni qepën dhe ziejini për disa minuta në ujë me kripë, më pas lëreni të ftohen. Pritini qepët horizontalisht, pak më lartë se gjysma dhe  boshatisni me kujdes tulin e brendshëm me ndihmën e një luge, tulin mbajeni ne një anë, ndërkohë merrni mishin e grirë të viçit dhe salsiçet pasi t`i keni hequr lëkurën dhe kalojini në mikser.

Marinoni mishin e përftuar me majdanoz dhe hudhër të grirë duke bashkuar dhe pjesën e brendshme të qepës, edhe kjo e grirë më parë. Shtojini përbërjes vezë, djathin parmixhan të grirë dhe panën, rregulloni me kripë dhe piper dhe përziejini mirë të gjitha. Mbushni pjesën bosh të qepëve me përbërjen që përgatitët, pluhurosini me thërrimet e bukës dhe vërini pak gjalpë, futini në furrë të nxehtë më parë në 180’C për 25-30 minuta.

Vërini në pjatë dhe shërbejini.