Christian Panucci u largua nga drejtimi i Kombëtares së Shqipërisë pas një sërë rezultatesh negative dhe krijimit të një klime aspak të qetë në grup.Humbja 2-0 ndaj Turqisë në “Loro Boriçi” ka qenë fatale për të ardhmen e tij si trajner i kuqezinjve dhe FSHF e ka zgjidhur menjëherë kontratën me italianin.

Lajmi i shkarkimit të Panuccit i ka bërë jehonë të madhe në të gjitha mediat në Turqi, madje informacioni rreth këtij lajmi ka mbërritur më parë në Bosfor sesa në Itali, ku mediat në Apenine ende nuk e kanë zbuluar largimin e ish-mbrojtësit të Romës.