Bombardimet ajrore të NATO-s më 24 mars 1999 kundër gjenocidit serb ndaj popullatës shqiptare, ndryshuan historinë e Kosovës. Kjo fushatë bombarduese, pas 78 ditëve, bëri që Serbia, me ushtri dhe polici të saj të ikte kokulur nga Kosova për masakrat, dëbimet masive dhe dhunimeve që kishte kryer. Pas tragjedisë që shkaktoi në Bosnjë e Hercegovinë, Serbia synonte një Kosovë pa shqiptarë, duke dëbuar afër një milon qytetarë, gjatë kësaj fushate, në vende të ndryshme të botës.
Sllobodan Millosheviqin nuk e ndalën kërcnrimet dhe ultimatumet e vendeve demokratike perëndimore, ngaqë ai pa pengesa kishte shktërruar Bosnjën. Nuk iu bind as ultimatumit për Kosovësn. Të gjithë e kujtojmë diplomatin karizmatik të SHBA, Richard Holbrooke, kur një ditë para skadimit të afatit që iu kishte dhënë Serbisë të nënshkruante marrëveshjen e Rambujes, pat deklaruar në largim nga Beogradi, se më nuk do të ketë afat tjetër për të. Dua të theksoj se Holbrooke derisa ende ishte në Beograd, realizova një bisedë telefonike ku më tha decidivisht se më nuk do të ketë kohë asnjë minutë për të.
24 marsi i vitit 1999 erdhi pas shumë masakrave, dëbimeve e dhunimeve masive që kryen forcat serbe mbi popullatën civile shqiptare në Kosovës. Kjo ditë ka hyrë në historinë tonë kombëtare, si ngjarje e madhe që rrëzoi epokën e barbarisë serbe dhe hapi epokën e lirisë për shqiptarët e Kosovës. Ky qe bombardimi i parë i NATO-s pas Luftës së Dytë Botërore ndaj një shteti masakrues, siç ishte Serbai.
Isha i bindur se rënia e bombave të para do të ndryshonin rrënjësisht historinë e Kosovës. Dhe, kjo ndodhi, për fatin tonë të mirë. Kosova sot është shtet demokratik i pavarur dhe i njohur nga shumë vende të botës.
Në këtë përvjetor të 20-të, dëshiroj t’i theksoj fjalët që i tha Presidenti i SHBA, Bill Clinton nga zyra e tij Oval për Kosovën se “Mbyllja e kësaj tragjedie, gjithsesi, është imperativ moral”.
Merita të mëdha gjatë kësaj fushate ajrore kundër regjimit të Millosheviqit, ka edhe gjenerali amerikan, Welsy Clark, i cili asaj kohe ishte në krye të NATO-s. Me gjeneralin Clark do të kohem nesër, me rastin e këtij përvjetori.
Sot, pas formimit të ushtrisë, Kosova duhet të ketë synim anëtarësimin në NATO. Dhe kështu, bashkë me Maqedoninë që është në proces dhe me Shqipërinë e Malin e Zi që janë anëtare të Aleancës Veri-Atlantike, të krijojmë të një zonë të sigurt në rajon.
Nëse kthehemi 20 vjet prapa dhe shikojmë sakrificën e Kosovës për liri dhe pavarësi, shteti dhe klasa jonë politike ka borxh ndaj popullit të bëjë hapa të shpejtë përpara në sendërtimin e reformave që çojnë drejt integrimeve evropiane.
Që mos të përsëritet historia, është e domosdoshme të forcojmë mbrojtjen e vendit.
Me rastin e përvjetorit të 20-të të fushatës bombarduese ndaj Serbisë dhe luftës së UÇK-së, sot me mburrje duhet t’i përkujtojmë të gjithë dëshmorët e saj dhe sakrificën që dha populli ynë.
Faleminderit Amerikë!
Faleminderit NATO!
Harry Bajraktari
New York, 2019