Përbërësit:
4 vezë
300 gr (lulelakër, bizele dhe karrota të ngrira)
1 3/4 gota majonezë
1 filxhan çaji selino
2/3 filxhan qepë
1 lugë çaji sheqer pluhur
1 lugë çaji kripë
1/4 lugë çaji piper i zi
1/4 lugë çaji piper i kuq
1 lugë gjelle uthull e bardhë
1 lugë çaji mustardë
Përgatitja:
Hidhni vezët në një enë më ujë dhe vendosini në zjarr të ziejnë.
Vendosni perimet (lulekarën, karotat, bizelet) në mikrovalë dhe lërini për 20-25 minuta. Më pas kullojini dhe hidhini në një tas të madh. Pasi të ftohen shtoni mbi to selinon, qepët dhe vezët e prera në copa mesatare.
Në një tas të vogël kombinoni majonezën, sheqerin, piperin, kripën, uthullën dhe mustardën.
Hidheni salcën mbi sallatën me perime. Përziejini mirë që përbërësit të kombinohen plotësisht.
Në fund shtoni pak piper të kuq. Mund ta lini një orë në frigorifer ose ta shërbeni menjëherë.