Dyson Lightcycle është llamba e cila automatikisht rregullon temperaturën e ndriçimit bazuar në dritën e ambientit dhe që sipas kompanisë ka një jetëgjatësi deri në 60 vjet.
Llamba përfshin gjithashtu një regjim të planifikuar të ndriçimit përmes së cilës tani mund të vendosni kohën e zgjimit dhe të fjetjes për të përshtatur gradualisht kohën kur ajo fiket dhe ndizet.
Ajo ka një panel kontrolli mbi llambë, për të cilën kompania pohon se mund të zgjasë deri në 60 vjet, që përdor butonat touch për të kontrolluar fuqinë, temperaturën e ndriçimit dhe shkëlqimin. Në njërin krah të saj ndodhet një port i vetëm USB-C. Përmes USB -C port mund të karikohen pajisje të ndryshme përfshirë edhe smartphone.
Një tipar që është interesant dhe mund të aktivizohet vetëm përmes aplikacionit, është mënyra e saktë e ndriçimit si studimi, preciziteti, për të cilat Dyson thotë se pajisja e tyre është projektuar për inxhinierë, artistë ose punë të tjera. Ju gjithashtu mund të shtoni moshën tuaj në mënyrë që Lightcycle të përshtatsë shkëlqimin e saj në një nivel që ajo e gjykon të përshtatshëm për vizionin tuaj.
Dyson Lightcycle ka nisur tashmë të shitet dhe përdoret në Kinë, por do të jetë në dispozicion globalisht në prill. Duke parë çmimet e porosive të llambës vërehet se ato variojnë nga 599.99 dollarë për llambën e tavolinës dhe 899.99 dollarë për llambën e ambjentit.
Kjo llambë është gjithashtu e lidhur me aplikacionin Dyson ku rmund të vendosni vendndodhjen tuaj në mënyrë që Lightcycle të përshtasë ndriçimin me kushtet e sakta të dritës bazuar në vendin ku ndodheni.