Lidhja Demokratike e Kosovës është krijimtaria me e madhe politike e shqiptarëve të Kosovës. Kujtojmë se shqiptarët e Kosovës, për herë të parë pas gati një shekulli, formuan Lidhjen Demokratike të Kosovës, si parti politike pluraliste, që do t’i tregonte botës se shqiptarët e Kosovës kërkojnë të drejtat e tyre politike dhe shtetërore.
E perkrahur në masë të gjerë nga shumica apsolute e shqiptarëve të Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës manifeston idenë shekullore të popullit për përfaqsim demokratik-pluralist dhe sëndërton këtë ide për Liri Pavarsi Demokraci.

E themeluar para gati tre dekadave, Lidhja Demokratike e Kosovës vazhdon të jetë bërthama e të kuptuarit të demokracisë. LDK-ja është shkolla demokratike në Kosovë, që afirmon vlerat politike liberale, aspirata këto, të shumicës së vendeve demokratike në botë.

LDK-ja është shpresa më e madhe e popullit të Kosovës për të rrugtuar drejtë forcimit të demokracisë, sundimit të ligjit, respektimit të drejtave të njeriut dhe zhvillimit ekonomik.

Asnjë parti politike në Kosovë nuk ngjason me Lidhjen Demokratike të Kosovës. Nuk ngjason në themel, në ideologji, në program, në vizion dhe në vullnetin demokratik që ka LDK-ja.
Lidhja Demokratike e Kosovës është lidhja ideologjike-politike e brezave të tërë të botës politike shqiptare, andaj të krahasohet ose inkorporohet LDK-ja më disa parti politike të Kosovës që shperthyen me prijësit e tyre personal pas lufte dhe që ende vazhdojnë të jenë parti personale, pa asnje ideologji, program apo profilizim politik është e pa pranueshme.

Lidhja Demokratike e Kosovës, si parti themeluese e pluralizmit politik në Kosovë, respekton parimin institucional tash e gati 30 vjet. Andaj në mënyrë institucionale, ligjore, e demokratike e zhvillon aktivitetin dhe programin e vet politik e garues në Kosovë, pa e cenuar asnjë parim kushtetues e ligjor të këtij vendi, e as te kundërshtarëve politik.

Mjetet politike, progarami politik, respektimi i normave kushtetuese e ligjore, respektimi i institucioneve dhe vullnetit të votuesve është baza e një partie politike demorkatike. Dhe këtë e gjejmë të Lidhja Demokratike e Kosovës.