Ballina Sport Publikohet kënga e përfaqësueses së Kosovës për eliminatoret e “Euro 2020”

Publikohet kënga e përfaqësueses së Kosovës për eliminatoret e “Euro 2020”

Është publikuar kënga për përfaqësuesen e Kosovës në eliminatoret për ‘Euro 2020’.

Kënga është realizuar në bashkëpunim me Federatën e Futbollit të Kosovës dhe  tifozët ‘Dardanët’.

Videoklipi i këngës do të xhirohet më datë 25 mars, gjatë ndeshjes Kosovë-Bullgari në stadiumin ‘ Fadil Vokrri’.

Kënga ‘Gol duam gol’ është kënduar nga Jehona Lumi dhe Florent Abrashi.