Kandidati i partive popullore europiane, Mafred Weber në një samit në Bukuresht shprehet se Bashkimi Europian nuk do të ishte i plotë pa pasur edhe shtetet e Ballkanit brenda. Kurse Turqia nuk mund të hyjë në BE, tha ai.
Ballkani në BE
Së pari Turqia e sotme nuk përshtatet me BE, tha Manfred Weber. Si president i Komisionit Europian unë do t’i ndërpres bisedimet e anëtarësimit të BE me Ankaranë, theksoi Manfred Weber.
Mesazhi tjetër i kandidatit konservator ishte se: Europa nuk është e plotë pa shtetet e Ballkanit brenda saj!
Kandidati konservator edhe njëherë u distancua nga kryeministri hungarez, Viktor Orban. Të mërkurën e ardhshme kryesia e EVP-së do të vendosë se si do të veprojë me Viktor Orban. Disa parti popullore europiane kanë kërkuar përjashtimin ose pezullimin e përkohshëm të partisë Fidesz të Orbanit.