“Icardi? Gjërat kanë nisur keq që në fillim dhe është e vështirë t’i sistemosh tani. Tani gjërat varen nga shumë persona. Më e rëndësishme është që lojtarët të flasin me njëri-tjetrin. Tani secili mban anën e tij dhe kjo po e shkatërron Interin. Ky është problemi kryesor”, tha Moratti.
Më tej, ish-presidenti zikaltër, njeriu që i dha Interit titullin e fundit kampion, shtoi: “Unë shpresoj që futbollistët të sillen si profesionistë, të lënë mënjanë motivet personale. Skuadra është e ndarë në mes. Ata nuk e kuptojnë se Interi është më i rëndësishëm se motivet e tyre personale”.