“Fondacioni Plavë Guci  shoqatë e Plave Guciaseve me veprimtari ne SHBA do të mbaj kuvendin zgjedhor me datën 14 Prill 2019”

U bënë njëzetepesë vjet që kur shoqata  jonë filloi një rrugëtim të gjatë, me krenari e dinjitet, por edhe me zvarritje varësisht nga periudhat dhe ngjarjet e kohës dhe lidreshipi i saj. Historia e Fondacionit Plavë- Guci ( FPG ) kishte batica e zbatica dhe kishte përjetuar arritje, mburrje dhe krenari por edhe si çdo organizim tjetër vullnetar edhe ngecje.

Gjeneratat të cilat e themeluan FPG me kalimin e kohës po moshohen,  ndërkaq pasardhësit e tyre të lindur dhe të rritur në mërgim gjithnjë e më shumë jeta dhe koha po i largon nga rrënjët e origjinës, gjegjësisht Plavë e Gucisë. Si duket,  mplakjen si proces të natyrshëm nuk po e kuptojmë si të tillë, mplakjen në kuadër të organizmit dhe funksionimit të FPG mund ta mposhtim vetëm nëse atë e ripërtërijmë me gjak të freskët të gjeneratave të reja. Një proces ky qe i gjason funksionimit dhe hapërimit të familjes, ku fëmijët vazhdojnë misionin jetësor duke trasuar atë që prindërit kanë bërë apo kishin kontribuar për pasardhësit e tyre. Duke iu kthyer shoqatës  në këtë kontekst në bazë të analizave shtrohet pyetja logjike se a kemi bërë ne si gjeneratë atë që është deshtë ta bëjmë për të trasuar rrugën e komunitetit,  gjegjësisht të diasporës që fëmijët  tanë dhe komuniteti si tërësi të kenë urën lidhëse me rrënjët e origjinës. Përgjigjja dihet qartë : jo nuk kemi bërë dhe nuk po ua lëmë pasardhëseve tanë këtë urë lidhëse me rrënjët e origjinës së tyre.

Fatkeqësisht Plava dhe Gucia sot janë në SHBA, e them këtë bazuar ne shifra dhe të dhëna sipas të cilave më shumë se 70% e popullsisë  shqiptare të Plavë-Gucisë sot gjendën përtej Oqeanit në SHBA dhe gjithandej globit . Para disa vitesh, respektivisht mes viteve 2011/15 rreth shoqatës tonë patën filluar të afrohen gjenerata të reja, që edhe qëllimi kryesor  i ekzekutivit të shoqatës aso kohe. Të rinjë këta që sot komunitetit plave-gucias i bëjnë nder me arritjet e tyre në jetën e tyre private e profesionale. Ishin po këta të rinjë të arsimuar dhe edukuar nëpër institucionet më elitare  të shkencës e kulturës  në SHBA që sollën edhe frymën e rigjallërimit dhe të rikthimit të krenarisë në kuadër të shoqatës e që sot zën pozita të drejtorëve korporatash të përmasave botërore dhe janë  mirë  të inkuadruar në politikbërjen amerikane, por për fat të keq janë të tërhequr nga aktivitet e FPG. Reflektimi i tyre në çdo fushë ishte shpresëdhënës që rruga dhe ura lidhëse filloi të ndërtohej në frymën e duhur intelektuale dhe të njerëzve të suksesshëm. Gjatë kësaj periudhëje mentaliteti ku komuniteti shikohej si donator pat filluar të merr një kahëje pragmatike ku përherë të parë FPG filloj të pranojë përkrahje nga korporatat dhe kompanitë amerikane, ku mendohej që të merren edhe grante nga shtetit,  fal statusit 501 (C) 3 që gëzon FPG pranë institucioneve përkatëse të shtetit amerikan. Ecja dhe rrugëtimi i FPG do të jetë i shëndosh dhe vizionar vetëm nëse në kuadër të ekzekutivit të saj afrohen gjeneratat e reja të arsimuara dhe të suksesshme sepse ata që dinë të udhëheqin suksesshëm korporata te fuqishme,  dinë të menaxhojnë edhe një shoqatë. E fatmirësisht në mesin e komunitetit plave- gucias të tillë njerëz këtu në SHBA kemi shumë. Shumë shoqata kanë bërë këtë hap, ta quajmë tranzicion të rëndësishëm dhe shumë domethënës duke e kyçur rininë dhe femrat ne kuadër të aktivistëve të shoqatës, e ne ende po merremi, në kuadër te shoqatës, me mentalitete vëllazërish e lagjesh. Është skandaloz fakti  se si në Kuvendet e FPG, ditën e votimit, respektivisht të zgjedhjeve vijnë për të votuar njerëzit të cilët kurrë nuk kanë bërë asgjë, ama thënë troç asgjë për FPG asnjëherë.

Këto mentalitete dhe praktika duhet të ndërpritën sepse nuk është koha e fillimit të aktivitetit të FPG, apo e ringjalljes së tij. Nëse FPG-së i’a duam të mirën, nëse FPG do të këtë vizion dhe itinerar të rrugës drejt cakut dhe destincaionit të duhur, sjelljet dhe praktikat e tilla janë të dëmshme dhe kontraproduktive . Në çdo organizim, duke filluar që nga familja, shoqëria dhe shteti nëse nuk respektohen rregullat, rregulloret dhe ligjet atëherë aty zë vend dhe lëshon rrënjë  anarkia dhe kaosi. Edhe FPG duhet të respektoi elementin bazë të funksionimit të tij- statutin ose në të kundërtën njerëzit e suksesshëm dhe të ngritur nuk do të jenë pjesë e procesit në një organizim ku nuk ka elemente bazë të funksionimit, e për këtë FPG është edhe i obliguar edhe nga shteti ku funksionon dhe ku vepron shoqata jonë.

Është koha e fundit  që komuniteti plavë-gucias këtu të bëjë diç edhe për vetëveten, për ta krijuar një qendër të vetēn e kjo është e mundur vetëm nëse afrohemi si një familje, duke ua dhënë krahun dhe mbështetjen njerëzve të suksesshëm, intelektualë,  të përkushtuar dhe me vizion largpamës për çështjen kombëtare. Rrugëtimi dhe përparimi i mëtutjeshëm i FPG do të jetë i ndritur nëse secili nga ne udhëhiqet nga profesionalizmi pragmatizmi, toleranca dhe mbi te gjitha atdhedashuria me një qëllim të përbashkët.

Esad Gjonbalaj

New York 15 Mars 2019

foto 1; Albert Gjonbalaj, ish sekretar i FPG ne mandatin 2013/15. sot një nder biznesmenët me te suksesshëm shqiptar  ne New York

Foto 2 : Mbrëmje rinore e FPG mbajtur ne Restorantin Antica Venecia ne New York

Foto 3 : Konference e Dytë Ndërkombëtare për “Shqiptarët në Malin e Zi”

u mbajt më 1 Nëntor 2014 në sallën historike “Meadow Brooke Mansion” të Universitetit Oakland në Roçester të Miçiganit.

Konferenca u sponsorizua nga Departamenti i Shkencave Politike dhe Enti i Studimeve Ndërkombëtare të Universitetit Oakland, së bashku shoqatat shqiptaro-amerikane nga Nju Jorku dhe nga Miçigani ku FPG kishte rol parësor .